Flash

Zelensky i bën thirrje botës: Përgatituni për një sulm të mundshëm bërthamor rus

Lapsi.al 17 April 2022
Zelensky i bën thirrje botës: Përgatituni për një sulm

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i bëri thirrje sot botës që të “përgatitet” për përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore nga Rusia gjatë një interviste për mediat ukrainase.

“Ata nuk duhet vetëm të presin që Rusia të vendosë nëse do të përdorë armët e saj bërthamore. Ne duhet të përgatitemi për këtë,”  tha Zelensky në një intervistë.

“Ata kanë nevojë për “ilaç (për radioaktivitetin), strehimore kundërajrore”, tha ai.

“Duhet të bisedoni me ta, të nënshkruani traktate, të keni masa të ashpra financiare. Rusët mund të përdorin çdo armë , jam i bindur.” shtoi Zelensky.

Dje, Volodymyr Zelensky tha se “e gjithë bota” duhet të “shqetësohet” për rrezikun e Vladimir Putin, nën gjendjen e dështimeve të tij ushtarake në Ukrainë, se ai mund të përdor një armë  bërthamore.

“Nuk jam vetëm unë, mendoj se e gjithë bota, çdo vend duhet të shqetësohet,” i tha ai CNN dje, një ditë pasi shefi i inteligjencës amerikane William Burns tha se një kërcënim i tillë nuk duhet marrë lehtë.

Pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt, Kremlini njoftoi se kishte vënë në gatishmëri forcat e tij bërthamore.

Të këshilluara

CIA: Rusia mund të përdorë armë bërthamore

Shërbimi i fshehtë amerikan, CIA ka paralajmëruar se Rusia mund të përdorë armë të vogla bërthamore në luftën në Ukrainë. Përballë “dëshpërimit të mundshëm” nga...

09:33

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI