Flash

Thandiwe Newton, në rehabilitim pas largimit nga Magic Mike

Lapsi.al 17 April 2022
Thandiwe Newton, në rehabilitim pas largimit nga Magic Mike

Thandiwe Newton do të shkojë në rehabilitim pasi ajo u largua në mënyrë dramatike nga "Magic Mike 3" për shkak të sjelljes së çuditshme në xhirime.

Aktorja e "Westworld" kishte qenë në Londër për të filmuar pjesën e tretë të filmit me Channing Tatum kur stafi në xhirime u shqetësua për shëndetin e saj.

Agjenti i saj fluturoi nga Los Anxhelosi për t'i zgjidhur gjërat, por të martën, ajo u kthye në Shtetet e Bashkuara që të kontrollohej në një spital

Burime të shumta thonë se Newton ka qenë duke luftuar me probleme emocionale dhe familjare pas ndarjes nga bashkëshorti i saj prej 24 vitesh, Ol Parker, me të cilin ka tre fëmijë.

“Thandiwe po sillej çuditshëm në xhirime, ajo ishte shumë e tensionuar. Ndarja e saj e dukshme shkaktoi aq shumë përçarje, sa u bë e qartë se nuk mund ta luante rolin. Ajo shkarkoi agjentin e saj në Mbretërinë e Bashkuar prej tre dekadash dhe më pas agjentja e saj amerikane Gaby Morgerman fluturoi nga Los Anxhelosi për t'i qetësuar gjërat.Ekipi i Thandiwe dëshiron që ajo të shkojë në rehabilitim për mbështetje të shëndetit mendor. Ajo duhej të largohej menjëherë për në një spital, ata u përpoqën për një rehabilitim në Malibu, por nuk mund ta merrnin. Tani po bëhen marrëveshje për të shkuar në një spital në Arizona, nëse ajo pranon të shkojë", u shpreh një burim në xhirime.

Producentët kanë zëvendësuar Newton me Salma Hayek dhe të gjitha skenat që përfshijnë personazhin e saj do të duhet të xhirohen sërish./Lapsi.al

Të këshilluara

Buka tradicionale e Pashkëve, si përgatitet?

Buka e Pashkës përgatitet mëngjesin e Pashkës në pothuajse çdo familje të krishtere dhe duke qenë se ka një shije as të ëmbël, as të kripur, konsumohet për mëng...

17:22

Miley Cyrus konfirmon lidhjen me Maxz Morando

Miley Cyrus vulosi thashethemet se është në lidhje me muzikantin Maxx Morando me një puthje të zjarrtë. Dyshja u panë duke dalë të enjten teksa qëndronin në nj...

12:31

Elon Musk ofrohet të blej 100% Twitter

Miliarderi Elon Musk është gati të blejë plotësisht Twitter-in! "Po ofrohem për të blerë 100% të aksioneve me para cash duke ju paguar $54.20 për aksion!"-...

18:48

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI