Flash

Rihanna dhe reperi shfaqen në publik pas aludimeve për ndarje

Lapsi.al 17 April 2022
Rihanna dhe reperi shfaqen në publik pas aludimeve për ndarje

Rihanna dhe  A$AP Rocky janë parë për herë të parë në publik pasi u përfolën për tradhëti nga ana e reperit.

Çifti së bashku  me shoqërinë e Rihanna-s u panë duke mbërritur në Aeroportin Ndërkombëtar Grantly Adams në ,Barbados.Ikja e tyre  vjen pasi Rocky u përball me akuzat se kishte tradhtuar këngëtaren  me stilisten Amina Muaddi, e cila i ka quajtur thashethemet një "gënjeshtër të pabazë".

“Gjithmonë kam besuar se një gënjeshtër e pabazë e përhapur në mediat sociale nuk meriton ndonjë përgjigje apo sqarim, veçanërisht një gënjeshtër kaq e poshtër,” filloi ajo. “Fillimisht supozova se këto thashetheme të rreme – të fabrikuara me qëllime të tilla keqdashëse – nuk do të merreshin seriozisht.Megjithatë në 24 orët e fundit më është kujtuar se jetojmë në një shoqëri që është kaq e shpejtë për të folur për tema, pavarësisht nga baza faktike dhe se asgjë nuk është jashtë kufijve.”

Thashethemet filluan të enjten kur influencuesi Louis Pisano  pohoi në Twitter se dyshja ishte ndarë.

“Rihanna dhe Rocky ASAP janë ndarë. Rihanna u nda me të pasi e kapi atë dukee  tradhtuar me stilisten e këpucëve Amina Muaddi,” pretendoi Pisano.Mirëpo pas reagimit të Amina-s, ai  ka kërkuar falje publike.

“Mbrëmë mora një vendim të gabuar për të postuar në Twitter disa informacione që kisha marrë.Unë nuk do të flas për burime, nuk do të fajësoj të tjerët për një diskutim që filloi, etj, sepse në fund të ditës mora vendimin për ta publikuar dhe vendosur emrin tim mbi të.Unë do të doja t'u kërkoja falje zyrtarisht të gjitha palëve që përfshiva në veprimet e mia dhe për postimet e mia të pamatura në Twitter", shkroi Louis./Lapsi.al

 

 

Të këshilluara

Buka tradicionale e Pashkëve, si përgatitet?

Buka e Pashkës përgatitet mëngjesin e Pashkës në pothuajse çdo familje të krishtere dhe duke qenë se ka një shije as të ëmbël, as të kripur, konsumohet për mëng...

17:22

Miley Cyrus konfirmon lidhjen me Maxz Morando

Miley Cyrus vulosi thashethemet se është në lidhje me muzikantin Maxx Morando me një puthje të zjarrtë. Dyshja u panë duke dalë të enjten teksa qëndronin në nj...

12:31

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI