Flash

Italia ndalon burkat në shkolla

Qeveria e krahut të djathtë e Italisë ka ndaluar veshjet që mbulojnë fytyrën në shkolla. Ekzistojnë edhe rregulla t&eum...

09:21

Moti sot, vranësira dhe reshje shiu në të gjithë vendin

Lapsi.al 17 April 2022
Moti sot, vranësira dhe reshje shiu në të gjithë vendin

Territori Shqiptar do të jetë sot në ndikimin e vranësirave të shpeshta, të cilat do të sjellin reshje shiu në të gjithë vendin tonë. Parashikohet që herë pas here të ketë dhe rrebeshe shiu, ku më të dukshme do të jenë në zonat Veriore. Sipas Meteoalb, në zonat e thella malore pritet të ketë dhe reshje të pakta dëbore. Mbrëmja sjellë përmirësim gradual të kushteve të motit.

Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 16°C. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës do të përfshihet nga vranësirat e shpesha, ku pritet të jenë prezente në pjesën më të madhe të ditës në të gjithë vendin. Vranësirat herë pas here do të zhvillohen në territor duke gjeneruar reshje shiu, por do të ketë dhe intervale me kthjellime.

Maqedonia e Veriut

Përgjatë gjithë ditës territori i Maqedonisë së Veriut paraqitet në mbizotërimin e vranësirave të shumta të cilat do të mund të sjellin reshje shiu në të gjithë vendin. Parashikohet që herë pas here dhe momente me kthjellime në RMV të cilat më të shpeshta do të jenë gjatë pasdites dhe në vijim.

Rajoni dhe Evropa

Evropa Juglindorte do të përfshihet nga një sistem i dendur vranësirash, të do të sjellin reshje, ku herë pas here do të jenë të shoqëruara me mini stuhi ere.

Po ashtu me vranësira të shpeshta do të jetë Lindja e kontinentit por reshjet do të jenë dëbore. Ndërsa Evropa Qendrore dhe Veriu i kontinentit do të jenë në mbizotërimin e masave ajrore të qëndrueshëm, të cilat do të bëjnë që të ketë kthjellime dhe kalime vranësirash.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI