Flash

Ndahet nga jeta ylli i grupit ‘Dance Gavin Dance’

Lapsi.al 16 April 2022
Ndahet nga jeta ylli i grupit ‘Dance Gavin Dance’

Ylli i grupit rock “Dance Gavin Dance”, Tim Feerick, ka ndërruar jetë në moshën 34-vjeçare.

Lajmi u bë i ditur nga grupi i Kalifornisë, të cilët njoftuan vdekjen e tij përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Ne jemi absolutisht të shkatërruar për të ndarë lajmin se miku ynë dhe basisti, Tim Feerick, ndërroi jetë mbrëmë,” shkruan grupi në një deklaratë.

“Ne kërkojmë që ju të respektoni privatësinë tonë dhe të familjes së Tim-it, ndërkohë që ne përballemi me këtë humbje zemërthyese dhe të parakohshme.”

Shkaku i vdekjes së Feerick nuk u bë i ditur. Ndërkohë fansat i bënë homazhe Feerick dhe ndanë dhimbjen e tyre në faqen e muzikantit në Instagram .

“Do të jem përgjithmonë zemërthyer për vdekjen tënde që solle kaq shumë gëzim në jetën time me muzikën. Pusho në paqe shpirt i bukur”, shkruan një fans.

Dance Gavin Dance ishte vendosur të nisej në një turne kombëtar këtë muaj, sipas faqes së tyre të internetit.

Grupi, i cili kombinon elemente të punk, screamo dhe xhaz fusion, ka shitur më shumë se një milion albume dhe është transmetuar më shumë se një miliard herë në Spotify.

Të premten, videoklipi më i fundit muzikor i Dance Gavin Dance, “Synergy”, ishte shikuar më shumë se 1.2 milion herë.

Të këshilluara

Elon Musk ofrohet të blej 100% Twitter

Miliarderi Elon Musk është gati të blejë plotësisht Twitter-in! "Po ofrohem për të blerë 100% të aksioneve me para cash duke ju paguar $54.20 për aksion!"-...

18:48

Ndërron jetë reperi Archie Eversole

Reperi i Atlantës, Archie Eversole, ka ndërruar jetë  pasi u raportua se u vra nga vëllai i tij, Alexander Kraus. Sipas policisë së qarkut DeKalb, muzikanti ...

12:26

ide

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI