Flash

(VIDEO) Gafa e radhës e Presidentit Bajden, zgjat dorën në ajër pas fjalimit në publik

Lapsi.al 15 April 2022
(VIDEO) Gafa e radhës e Presidentit Bajden, zgjat dorën në

Shtohen dyshimet se gjendja shëndetësore e presidentit amerikan Xho Bajden nuk është aspak e mirë.

Pas një fjalimi në Greensboro, Karolinën e Veriut, ku diskutoi në lidhje me problemet që vijnë nga lufta e Ukrainës, Bajden u pa të kthehej pas dhe zgjati dorën të përshëndeste dikë, kur në fakt në skenë nuk ishte asnjë tjetër i pranishëm pranë tij.

Presidenti Biden shihet më pas i hutuar, duke i kthyer shpinën publikut.

Kjo ngjarje, bashkangjitur edhe faktit që presidenti amerikan pretendoi se kishte shërbyer si profesor në Universitetin e Pensilvanisë, pavarësisht se nuk kishte dhënë kurrë një orë mësimi atje, është shfrytëzuar nga republikanët për të vënë në dyshim aftësitë mendore të Bajden.

Javën e kaluar,79 vjeçari Bajden dukej i çorientuar gjatë një takimi, ku ish-presidenti Barack Obama vizitoi Shtëpinë e Bardhë për herë të parë që nga largimi i detyrës. Sjelljet e fundit të Xho Bajden krijuan një furtunë komentesh, reagimesh e talljesh në rrjetet sociale. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI