Flash

Sulmohet shtëpia në Sarandë dhe lokali në Himarë, denoncojnë pronaret e tyre

Lapsi.al 15 April 2022
Sulmohet shtëpia në Sarandë dhe lokali në Himarë,

Një shtëpi në Sarandë dhe një lokal në Himarë janë sulmuar ditën e sotme. Policia njofton se të dyja kanë qenë në pronësi të dy grave të cilat kanë bërë denoncime në polici. Konkretisht lokalit i është thyer një xham kurse shtëpisë i janë sulmuar dritaret.

"Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasen K. L., 51 vjeçe, banuese në Himarë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, pasi kallëzimit të bërë nga shtetasja V. B., 59 vjeçe, banuese në Himarë, se 51-vjeçarja i ka thyer xhamin e lokalit.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasin F. M., 41 vjeç, banues në lagjen nr. 3, Sarandë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, pasi ka dëmtuar dritaret e një banese në pronësi të shtetases B. N.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI