Flash

Rihanna i jep fund lidhjes me reperin, shkak tradhëtia

Lapsi.al 15 April 2022
Rihanna i jep fund lidhjes me reperin, shkak tradhëtia

Së fundmi po përflitet se Rihanna mund t'i ketë dhënë fund lidhjes me reperin e njohur,Asap Rocky.

Louis Pisano, një influencues dhe komentues i modës, i cili në Instagram ka 130 mijë ndjekës dhe më shumë se 19 mijë në Twitter, ka deklaruar në rrjetet sociale se shkaku i ndarjes është tradhëtia.

"Rihanna dhe ASAP Rocky janë ndarë. Rihanna u nda me të pasi e kapi e duke tradhtuar me stilisten e këpucëve Amina Muaddi", thuhet në komentin në llogarinë e tij @LOUIS_VIA_ROMA.

Stilisti ka treguar se mashtrimi i supozuar ndodhi gjatë Javës së Modës në Paris dhe se Rihanna dhe Amina ishin mike. Gjithashtu  Pisano vë në dukje se lidhja e reperit me Aminën daton disa vite më parë.

Menjëherë pas postimit, ndjekësit e këngëtares nga Barbados kanë komentuar duke u shprehur se nuk e besojnë sesi partneri i saj mund të kryejë një veprim të tillë.

"E di që ASAP Rocky nuk ka guxim të mashtrojë Rihanna-n”, shkroi një përdorues në Twitter. “Të tradhtosh Rihanna-n duhet të jetë ngatërresa më e madhe në histori”, shkroi një tjetër.

Shumë njerëz të tjerë përfshin  Drake në komente. “Drake pasi dëgjoi Rihanna dhe ASAP Rocky nuk janë më bashkë”, shkroi dikush , shoqëruar me një foto të tij duke bërtitur nga lumturia. Një tjetër fanse postoi me shaka një foto të Drake duke shtypur në një laptop, duke pretenduar se reperi ishte përgjegjës për thashethemet e ndarjes./Lapsi.al

Të këshilluara

Britney Spears konfirmon martesën me aktorin

Britney Spears ka konfirmuar së fundmi se është martuar me të fejuarin Sam Asghari në një postim të shpërndarë në Instagram të mërkurën. Këngëtarja e quajti ak...

18:45

ide

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI