Flash

Putin: Evropa nuk mund ta zëvendësojë naftën dhe gazin rus

Lapsi.al 15 April 2022
Putin: Evropa nuk mund ta zëvendësojë naftën dhe gazin rus

Presidenti rus Vladimir Putin thotë se Evropa nuk ka alternativë përveçse të vazhdojë të përdorë energjinë ruse, duke paralajmëruar për pasoja ekonomike të jashtëzakonshme nëse kontinenti përpiqet të zëvendësojë furnizimin me naftë dhe gaz.

“Një zëvendësim i arsyeshëm për Evropën thjesht nuk ekziston,” tha Putin për mediat, raporton BBC.

“Nuk ka vëllime rezervë në tregun global dhe dërgesat nga vendet e tjera, kryesisht nga SHBA, të cilat mund të dërgohen në Evropë, do t’u kushtojnë konsumatorëve shumë herë më shumë”, shtoi ai.

Siç është raportuar ditët e fundit, liderët në Evropë po punojnë për të reduktuar varësinë e tyre nga energjia ruse. Nga ana tjetër, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka kritikuar vende të tilla si Gjermania që po i rezistojnë një ndalimi total të naftës dhe gazit rus për shkak të kostos së saj të madhe ekonomike, duke thënë se nafta ruse po paguhet me gjakun e njerëzve që vriten.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI