Flash

Molly Shannon akuzon aktorin e ndjerë për ngacmim seksual

Lapsi.al 15 April 2022
Molly Shannon akuzon aktorin e ndjerë për ngacmim seksual

Komediania Molly Shannon ka ka zbuluar se është ngacmuar seksualisht nga Gary Coleman në fillim të karrierës së saj.

Gjatë pjesëmarrjes  në "The Howard Stern Show" për të folur për librin e saj, "Hello, Molly!" Shannon u pyet nga Stern për një pjesë të librit në të cilin ajo tregon ngjarjen.

Shannon,  i tha Stern se kishte marrë agjentin e Coleman dhe se agjenti e pyeti nëse donte të takonte aktorin. Ajo fillimisht ishte e emocionuar, por pasi agjenti i saj e çoi atë tek aktori në suitën presidenciale të një hoteli,ai "u zhduk".

Coleman, deklaroi Shannon, e vendosi të ulej në shtrat dhe më pas filloi ta guduliste.

"Po përpiqesha të isha e sjellshme dhe gjëra të tjera. Unë jam një vajzë katolike e sjellshme ," u shpreh komediania. Më pas ajo tregoi se Gary u përpoq vazhdimisht ta puthte dhe të hipte mbi të. "Ai ishte i pamëshirshëm,"

Molly rrëfeu se  ia arriti të mbyllej në tualet dhe ndërsa ishte atje, Coleman "i futi duart poshtë derës dhe tha: "Mund të të shoh".Më pas ajo doli  me shpejtësi nga dhoma."Mendoj se ndoshta isha shumë e sjellshme.Do të doja të kisha mundur të mbroja më shumë veten "përfundoi aktorja.

Gary u nda nga jeta në vitin 2010 në moshën 42-vjeçare, vetëm disa ditë pasi pësoi një dëmtim në kokë nga një rënie nga shkallët në shtëpinë e tij në Utah./Lapsi.al

Të këshilluara

Britney Spears konfirmon martesën me aktorin

Britney Spears ka konfirmuar së fundmi se është martuar me të fejuarin Sam Asghari në një postim të shpërndarë në Instagram të mërkurën. Këngëtarja e quajti ak...

18:45

Zbulohen detaje nga e kaluara e Johnny Depp

Motra e Johnny Depp, Christi Dembrowski, ka dëshmuar së fundmi në gjykatë duke treguar detaje nga fëmijëria e tyre. Depp po padit ish-bashkëshorten e tij Amb...

14:46

ide

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI