Agresioni i Rusisë kundër Ukrainës ka prekur rëndë tregjet dhe ka shkaktuar rritjen e çmimeve të ushqimeve. Sipas OKB-së çmimet e ushqimeve kanë arritur në mbarë botën nivelin më të lartë të regjistruar ndonjëherë. Sipas njoftimeve të Organizatës Botërore të Ushqimit dhe të Bujqësisë (FAO) indeksi përkatës është rritur nga shkurti në mars të këtij viti me 12.6%.

