Flash

Edhe Kim Kardashian disponon një Instagram fake, kë ndjek aty?

Lapsi.al 15 April 2022
Edhe Kim Kardashian disponon një Instagram fake, kë ndjek aty?

Kim Kardashian ka zbuluar se ka krijuar një llogari false në Instagram për të ndjekur miqtë e saj.

Yllit 41-vjeçar, e cila ka pothuajse 300 milionë ndjekës në llogarinë e saj kryesore, i pëlqen të mbajë lidhje me miqtë e saj dhe llogaritë e fansave duke përdorur llogarinë dytësore.

Duke folur me prezantuesen Amanda Hirsch në podkastin "Not Skinny But Not Fat", Kim rrëfeu se e kishte ndjekur nga llogaria e saj e fshehtë.

"Unë të ndiqja nga llogaria ime e fshehtë dhe më pas mendova 'nuk shkoj aq shpesh tek ajo llogari dhe e dua vetëm në llogarinë time zyrtare. Unë kisha një llogari false, që ishte si një instagram i vërtetë dhe ndiqja vetëm vajza që postonin gjëra të çuditshme dhe thashë, 'Kjo është kaq jo normale, nuk dua të jem në këtë lojë. Por më pas më duhej një Instagram i rremë dhe shoqja ime Lala e kishte një të tillë, kështu që thjesht përdora llogarinë e saj dhe s’ia ktheva më. Thjesht për të ndjekur njerëzit, si llogaritë e fansave, ose gjërat e modës ose thjesht të gjithë ata që mund të mendosh."

Kim më parë ka zbuluar se mund të fitojë më shumë para në Instagram, duke promovuar produkte te ndjekësit e saj, sesa ka fituar ndonjëherë me reality show-n, 'Keeping Up With the Kardashians'.

Të këshilluara

Ndërron jetë reperi Archie Eversole

Reperi i Atlantës, Archie Eversole, ka ndërruar jetë  pasi u raportua se u vra nga vëllai i tij, Alexander Kraus. Sipas policisë së qarkut DeKalb, muzikanti ...

12:26

Britney Spears konfirmon martesën me aktorin

Britney Spears ka konfirmuar së fundmi se është martuar me të fejuarin Sam Asghari në një postim të shpërndarë në Instagram të mërkurën. Këngëtarja e quajti ak...

18:45

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI