Flash

Italia ndalon burkat në shkolla

Qeveria e krahut të djathtë e Italisë ka ndaluar veshjet që mbulojnë fytyrën në shkolla. Ekzistojnë edhe rregulla t&eum...

09:21

Berisha: Qeveria përpiqet ta fshehë rritjen e çmimeve me dengjet e kashtës

Lapsi.al 15 April 2022
Berisha: Qeveria përpiqet ta fshehë rritjen e çmimeve me

Ish-kryetari i Partisë Demokratike këtë të premte në një deklaratë për mediat ka folur në lidhje me situatën e rritjes së çmimeve në vendin tonë.

Berisha është shprehur se qeveritarët përpiqen që të fshehin realitetin përmes dengjeve  të kashtës.

“Qeveritarët që prisnin që të dëgjonin nga kreu i qeverisë për dhembjet e mëdha që krijojnë rritjet e çmimeve siç është ai i kafshatës së gojës, i shumëfishimit të vajit, të sheqerit, orizit, rritja e çmimit të naftës.  I diktuar nga spekulacionet dhe lidhja e spekulantëve me qeverinë nuk morën asnjë përgjigje nga këto. Ata në ekranin e atij kongresi nuk ekzistonin.

Kongresmenët u ulën mbi dengje kashte, dhe u përgjëruan dhe rrahën gjoksin për fshatarët apo për të tjerët por e vërteta është se kongresi i tyre në vend të lajmeve të rëndësishme për dhembjet e përditshme të qytetarëve i informoi ata se narko shteti ka vendosur që të ligjërojë produktet e krimit të tij të shëmtuar.

Ka vendosur ligjërimin e kanabisit, me anketën kombëtare, për të thënë se shqiptarët janë dakord, kjo është praktikë e shkatërrimit kombëtar. Gjithçka në kuvend kudo që që të mbulojë me retorikë dhe me dengje kashte dhe të tjerë të mbulojë flakët e inceneratorëve, aferën që nga Rama dhe vartësit e Allqi Bllakos dalin si organizatë kriminale që do të vidhnin kushedi sa miliona vetëm në një aferë", ka thënë Berisha.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI