Flash

Zbulohet ‘shtëpia e barit’ në Krujë, sekuestrohen qindra rrënjë kanabis

Lapsi.al 14 April 2022
Zbulohet ‘shtëpia e barit’ në Krujë, sekuestrohen

Një magazinë e përshtatur për kultivimin e kanabisit me llampa është zbuluar në zonën e Krujës. Gjatë operacionit policor të koduar “Çinari”, policia njofton se u arrestuan në flagrancë shtetasit Gjon Gazulli dhe Gojart Pelivani, të kapur në ambientet e magazinës. Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi Velidjan Broca pronar i magazinës, si dhe shtetasit Dashamir Vathi dhe Ledjan Vathi, vëllezër me njëri-tjetrin, të dy bashkëpunëtorë të shtetasit Velidjan Broca.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë edhe 2 punonjës të OSHEE-së, Ardian Hysa, me detyrë elektricist pranë OSHEE-së dhe Lulzim Mançe, me detyrë lexues i aparatit matës pranë OSHEE-së, për veprën penale 'shpërdorim detyre'. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 700 bimë të dyshuara narkotike, llamba elektrike, aspiratorë dhe pajisje të tjera që shërbenin për kultvimin e bimëve narkotike në ambient të mbyllur.

Në drejtimim e prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të përfshirë.

Të këshilluara

Foto/Berisha futet dhe me zyrë në PD

Sali Berisha është bërë me zyrën e tij në Partinë Demokratike. Pamjet nga zyra e re e Berishës janë publikuar nga drejtoresha e Komunikimit të Komisionit të ...

16:32

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI