Flash

“The Global Awards 2022”, Ed Sheeran kryeson listën

Lapsi.al 14 April 2022
“The Global Awards 2022”, Ed Sheeran kryeson listën

Ed Sheeran ishte fituesi i madh në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Global Awards 2022, duke marrë tre çmime në total.

Fituesit e “The Global Awards 2022” u zbuluan sot (14 Prill). Tani në vitin e tij të pestë, ceremonia bashkon stacionet radiofonike të Global; Capital, Heart, Smooth, Classic FM, Radio X, Capital XTRA, Capital Dance dhe Gold, si dhe Global Player, për të nderuar yjet më të mëdhenj të muzikës, podcasting-ut dhe argëtimit.

Global sot zbuloi për fansat fituesit e vitit 2022 në transmetim, në internet dhe në Global Player.

Me albumin e tij të katërt solo, Ed Sheeran fitoi shumë në The Global Awards 2022, duke u shpallur mashkulli më i mirë dhe artisti më i mirë britanik, me ‘Bad Habits’ të shpallur si kënga më e luajtur nëpër stacionet radio të Global në 2021.

Sir Elton John – i cili u bashkua me Ed Sheeran vitin e kaluar në këngën “Merry Christmas” – fitoi çmimin Mass Apel.

Coldplay u shpallën grupi më i mirë, ndërsa çmime pati edhe për Anne-Marie, Dave, Justin Bieber dhe Sam Fender.

Duke folur për fitimin e tij të trefishtë të Çmimit Global, Ed Sheeran tha: “Faleminderit shumë për çmimin tim më të mirë, ky është vërtet i bukur, faleminderit Global për gjithë mbështetjen, faleminderit Ashley ishte një rrugëtim i gjatë dhe faleminderit që nga dita e parë që ke qenë kaq mbështetës”.

“Dhe më pas edhe Best British Act, jam shumë i nderuar që jam pjesë e industrisë muzikore britanike, është një peizazh shumë i jashtëzakonshëm për të qenë pjesë e momentit, dhe ka qenë për dhjetë vitet e fundit, por është shumë, shumë emocionuese për momentin”.

Më poshtë keni listën me emrat e plotë të fituesve:

MOST PLAYED SONG 2021: Ed Sheeran – Bad Habits

BEST GROUP: Coldplay

BEST FEMALE: Anne-Marie

BEST MALE: Ed Sheeran

BEST BRITISH ACT: Ed Sheeran

RISING STAR: Mimi Webb

BEST CLASSICAL ARTIST: John Williams

MASS APPEAL: Elton John

BEST PODCAST: My Therapist Ghosted Me

BEST HIP HOP OR R&B: Dave

BEST INDIE ACT: Sam Fender

BEST POP ACT: Justin Bieber

BEST DANCE ACT: Diplo

SPECIAL AWARD: Lil Nas X – For Creativity

Të këshilluara

Zbulohen detaje nga e kaluara e Johnny Depp

Motra e Johnny Depp, Christi Dembrowski, ka dëshmuar së fundmi në gjykatë duke treguar detaje nga fëmijëria e tyre. Depp po padit ish-bashkëshorten e tij Amb...

14:46

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI