Flash

Scott Discik, i trishtuar për martesën e Kourtney: Humba miken time

Lapsi.al 14 April 2022
Scott Discik, i trishtuar për martesën e Kourtney: Humba miken time

Scott Disick është ende duke u përpjekur të gjejë vendin e tij në familjen Kardashian pas ndarjes së tij nga Kourtney.

Gjatë episodit premierë të serialit të ri Hulu The Kardashians, Scott tregoi se si po e përballon romancën e saj me të fejuarin tani Travis Barker.

"Tani që Kourtney është me Travis, sado e vështirë të jetë, më duhet të vazhdoj përpara," tha ai ndërsa fliste me Khloé Kardashian.

Scott u nda me themeluesen e Poosh në vitin 2015. Ata kanë tre fëmijë: Mason, 12, Penelope, 9 dhe Reign, 7 vjeç.Por ndërsa ai është pajtuar me humbjen e saj, Discik rrëfeu tha se ende po lufton me ndjenjën e "lënies jashtë" nga pjesa tjetër e familjes.

"Të ndihesh i lënë jashtë dhe të mos më thuhet asgjë është shumë e dhimbshme, veçanërisht kur nuk kam një familje tjetër ku të shkoj. (Nëna e Scott-it vdiq në fund të vitit 2013; babai i tij vdiq tre muaj më vonë.) "Unë do të preferoja të jem rreth Kourtney dhe Travis dhe të jem pranë familjes sime sesa të mos jem fare", u shpreh ai.

Scott tha se ai po mban zi edhe për miqësinë që kishte dikur me Kardashian, pasi ata nuk kanë qenë aq të afërt që kur ajo u lidh me bateritin.

"Ishte një përshtatje e madhe humbja romantike e Kourtney-t, por humbja e saj si shoqe  do të thoja që është ndoshta një nga gjërat më të vështira në jetën time ".Sidoqoftë, në fund të ditës, personaliteti televiziv deklaroi se dëshiron që Barker  ta bëjë atë të lumtur.

Dicsck së fundmi bëri debutimin e tij në tapetin e kuq me modelen Rebecca Donaldson, 27 vjeç, në premierën e The Kardashians në Los Angeles. Më parë,ai ishte në lidhje me Amelia Grey Hamlin, 20 vjeç dhe Sofia Richie, 23./Lapsi.al

Të këshilluara

J Balvin shtyn turneun muzikor 'Jose'

Këngëtari i njohur J Balvin njoftoi së fundmi do të shtynte turneun e tij të ardhshëm 'Jose'. Në një letër drejtuar fansave të tij në Instagram, të shkruar n...

18:45

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI