Flash

Stuhia godet Vlorën

Një stuhi e fortë ka përfshirë pasditen e sotme zonën e Lumit të Vlorës, duke goditur veçanërisht fshatin Vranis...

21:39

Kim Kardashian flet për stilimin në revistën Vogue

Lapsi.al 14 April 2022
Kim Kardashian flet për stilimin në revistën Vogue

Një nga kritikat që fansat kanë pasur për stilin e Kim Kardashian ndër vite është se sa shumë ajo i përmbahet ngjyrave bazë, si e zeza dhe e bardha, në veshjet dhe dekorin e shtëpisë së saj. Epo mesa duket fansat nuk janë të vetmit që duan të ‘ndezin’ pak ngjyrë në familje.

Në skenat që do të transmetohen në episodin e Ellen ditën e sotme , ylli i “The Kardashians” rrëfeu se si vajza e saj North West stiloi familjen për setin e tyre të fundit të “Vogue” – jo sepse asaj iu kërkua një gjë të tillë – por sepse ajo e kërkoi atë.

“Ata të gjithë do të vishnin të zeza,” tha Kim.

North doli (si një shpëtimtare) dhe tha:

“Këto janë kaq të mërzitshme, nuk mund ta besoj që kjo është ajo çka ne do të veshim. Unë do t’i vesh të gjithë.“

Dhe me sa duket kjo është pikërisht çfarë North bëri. Ajo filloi të kontrollonte dollapët e të gjithëve dhe bashkoi disa veshje që u bënë pjesë e koleksioni shumë të lezetshëm dhe argëtues.

Sesioni fotografik që pasoi, i cili me sa duket e stresoi Kim-in, doli i mrekullueshëm.

“Sa herë që më duhet të bëj një fotosesion me fëmijët e mi, apo kushërinjtë e mi, është si dita më e keqe e jetës sime dhe gjithmonë them se nuk do ta bëj më kurrë”, tha ajo ndërsa Ellen tregon foton në emisionin e saj. “Por atëherë ju përfundoni me fotografi të mahnitshme si kjo.“

Të këshilluara

J Balvin shtyn turneun muzikor 'Jose'

Këngëtari i njohur J Balvin njoftoi së fundmi do të shtynte turneun e tij të ardhshëm 'Jose'. Në një letër drejtuar fansave të tij në Instagram, të shkruar n...

18:45

Kitara e Kurt Cobain, së shpejti në ankand

Kitara e Kurt Cobain që ai luajti në videon muzikore të Nirvana-s "Smells Like Teen Spirit" të vitit 1991 do të dalë në ankand muajin e ardhshëm. Sipas një n...

15:50

Lista e fituesve të 'CMT Awards 2022'

Të hënën mbrëma, u zhvillua ceremonia e ndarjes së cmimeve,'CMT Awards' e cila nderon artistët e vendit për muzikën country dhe videoklipet muzikore shoqëruese....

15:03

ide

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI