Flash

E rëndë në Itali, e reja shqiptare humbet jetën në aksidentin tragjik

Lapsi.al 14 April 2022
E rëndë në Itali, e reja shqiptare humbet jetën në

Një aksident tragjik ka ndodhur në Castelmassa të Italisë dhe si pasojë e përplasjes ka humbur jetën 24-vjeçarja shqiptare, Diana Galicaj. Sipas mediave italiane, e reja shqiptare po udhëtonte me makinën e saj tip Volkswagen Lupo dhe u përplas me murin e një shtëpie. Galicaj kohët e fundit ishte zhvendosur nga Chieti pasi kishte gjetur një punë në Castelguglielmo.

Karabinierët ende po rindërtojnë dinamikën e aksidentit ndërkohë zjarrfikësit kanë nxjerrë trupin e 24-vjeçares, e cila u shtyp pjesërisht nga makina. Fatkeqësisht, pavarësisht ndërhyrjes, operacionet e shpëtimit përfunduan pas rreth tre orësh, dhe mjekët u desh ta deklaronin të vdekur të renë.

Të këshilluara

Foto/Berisha futet dhe me zyrë në PD

Sali Berisha është bërë me zyrën e tij në Partinë Demokratike. Pamjet nga zyra e re e Berishës janë publikuar nga drejtoresha e Komunikimit të Komisionit të ...

16:32

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI