Flash

Arrestohet aktori i 'Game of Thrones', dyshohet se bënte biseda seksuale me të mitur

Lapsi.al 14 April 2022
Arrestohet aktori i 'Game of Thrones', dyshohet se bënte biseda

Aktori i “Game of Thrones”, Joseph Gatt, është arrestuar pasi dyshohet se ka pasur biseda seksuale në internet me një të mitur në një shtet tjetër.

Aktori 50-vjeçar britanik u arrestua me një urdhër kontrolli në shtëpinë e tij në Los Angeles , Kaliforni më 6 prill, raporton TMZ . Burimet e LAPD-së thanë se Gatt u arrestua me një urdhër të pazgjidhur krimi për ‘kontakt me një të mitur dhe për një vepër seksuale’.

Divizioni i të Miturve i LAPD-së, Task Forca për Krimet e Internetit kundër Fëmijëve (ICAC), tani po kërkon të identifikojë ndonjë viktimë tjetër pas arrestimit.

Ai u lirua me kusht duke paguar 5000 dollarë në të njëjtën që u arrestua.

Gatt ka luajtur rolin e Thenn Warg në serialin e famshëm të HBO. Përveç “Game of Thrones”, Gatt ka luajtur në filma të mëdhenj, duke përfshirë xhirimin e Disney-t, “Dumbo”, “Stark Trek Into Darkness” dhe “Thor”.

Gatt, i cili u diagnostikua me alopecia që në moshën 12-vjeçare, thuhet se banon në Los Angeles me të dashurën e tij Mercy Malick. Ai e filloi karrierën e tij të aktrimit me një paraqitje në dramën e policisë britanike The Bill në 1999.

Të këshilluara

J Balvin shtyn turneun muzikor 'Jose'

Këngëtari i njohur J Balvin njoftoi së fundmi do të shtynte turneun e tij të ardhshëm 'Jose'. Në një letër drejtuar fansave të tij në Instagram, të shkruar n...

18:45

Kitara e Kurt Cobain, së shpejti në ankand

Kitara e Kurt Cobain që ai luajti në videon muzikore të Nirvana-s "Smells Like Teen Spirit" të vitit 1991 do të dalë në ankand muajin e ardhshëm. Sipas një n...

15:50

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI