Flash

197 jetë të humbura fëmijësh nga lufta në Ukrainë deri më tani

Lapsi.al 14 April 2022
197 jetë të humbura fëmijësh nga lufta në Ukrainë

197 fëmijë janë vrarë dhe 351 janë plagosur që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Sipas Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës, shumica e viktimave janë shënuar në rajonet Donetsk, Kiev dhe Kharkiv.

Ndërkohë ditën e djeshme sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres publikoi një raport ku tha se lufta në Ukrainë po rrit krizën për ushqim dhe energji në mbarë botën, me vendet më të varfra që tashmë po luftonin për t’u marrë me pandeminë COVID-19, ndryshimet klimatike dhe mungesën e qasjes në financimin e duhur për rimëkëmbjen ekonomike.

“Tani po përballemi me një stuhi të përsosur që kërcënon të shkatërrojë ekonomitë e shumë vendeve në zhvillim”, u tha Guterres gazetarëve.

Rritja e çmimeve të ushqimit dhe energjisë, duke ardhur në krye të borxheve dërrmuese të shumë vendeve të varfra, mund të çojë në paqëndrueshmëri sociale dhe politike, tha Guterres.

Ai bëri thirrje për një fund të menjëhershëm të luftës në Ukrainë, heqjen e kufizimeve të eksportit, investimet në energjitë e rinovueshme dhe mbështetje financiare për vendet në zhvillim. Rusia është eksportuesi kryesor në botë i gazit natyror dhe eksportuesi i dytë më i madh i naftës ndërsa Rusia dhe Bjellorusia fqinje eksportojnë rreth 20 për qind të plehrave fertilizuese në botë.

Të këshilluara

Analiza/ Thellohet kriza e ushqimeve në botë

Lufta në Ukrainë mund të shkaktojë një krizë botërore për ushqime. Programi Botëror i Ushqimit (WFP) dëshiron ta parandalojë këtë krizë së bashku me BE-në. ...

09:03

BE miraton ndihmë shtesë për Ukrainën

Bashkimi Evropian ka miratuar ditën e sotme ndihmën shtesë për Ukrainën me një vlerë prej 543 milionë dollarë të tjera ndihmë ushtarake, duke e çuar kështu vler...

18:01

ide

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI