Flash

U masakrua nga vjehrri se nuk e donte për nuse, familjarët përcjellin Merushen në banesën e fundit

Lapsi.al 13 April 2022
U masakrua nga vjehrri se nuk e donte për nuse, familjarët

Merushe Hazizi, 30-vjeçarja e cila u vra mizorisht një ditë më parë nga vjehrri i saj, është përcjellë sot për në banesën e fundit. E reja, nënë e 3 fëmijëve, do të prehet në varrezat pranë familjes së saj. Ngjarja makabre ka ndodhur këtë të martë. Hazizi kishte pasur një lidhje tjetër martesore më parë, nga e cila solli në jetë 3 fëmijët të cilët i mban burri i parë. Kjo mendohet se ka qenë arsyeja e refuzimit të kësaj martese nga babai i djalit, Xhevair Hoxha. Prej tre vjetësh, ata kishin debate të vazhdueshme deri sa dje 61-vjeçari e masakroi me thikë 30-vjeçaren në tualetin e banesën e tyre në fshatin Vidhisht të Roskovecit. Pasi kreu krimin, ai u vetëvar në një pemë që ndodhej në pjesën e pasme të shtëpisë.

30-vjecarja Hazizi është përcjellë për në varrezat e fshatit nga familjaret e saj, jashtë syrit të medias. Po në të njëjtin orar, në fshatin Vidhishte u mbajt dhe ceremonia mortore e Xhevair Hoxhës. Në shtëpinë e autorit, aty ku ndodhi edhe ngjarja e rëndë, ka kapluar qetësia, ndërsa nuk  ndodhen shumë njerëz në ceremoninë mortore.

 

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI