Flash

Cristiano Ronaldo ndëshkohet nga 'Save the Children', i hiqet detyra si ambasador

Lapsi.al 13 April 2022
Cristiano Ronaldo ndëshkohet nga 'Save the Children', i hiqet
Sulmuesit të Manchester United, Cristiano Ronaldo-s, i është hequr detyra si ambasador bamirësie i “Save the Children” pas incidentit të së shtunës, sipas La Gazetta Dello Sport. Ylli i futbollit ishte i frustruar me performancën e skuadrës, ndërsa Everton fitoi 1-0 ndaj Manchester United dhe reagoi ashpër ndaj një tifozi. Videoja ku Ronaldo i heq nga dora telefonin një tifozi ndërsa po drejtohej për në dhomat e zhveshjes, duke ia thyer pajisjen, bëri xhiron e mediave. Nëna e 14-vjeçarit reagoi në rrjetet sociale, duke publikuar dorën e nxirë të të birit nga goditja dhe tregoi se djali është autik dhe mbeti i shokuar nga gjesti i CR7. Ronaldo më vonë kërkoi falje në rrjetet sociale, por veprimet e tij nuk kanë kaluar aq lehtë nga bamirësia. Organizata thuhet se ka marrë menjëherë masa, duke ia hequr rolin që mbante prej 10-vjetësh.

Të këshilluara

Lista e fituesve të 'CMT Awards 2022'

Të hënën mbrëma, u zhvillua ceremonia e ndarjes së cmimeve,'CMT Awards' e cila nderon artistët e vendit për muzikën country dhe videoklipet muzikore shoqëruese....

15:03

Amber Heard, të tjera akuza për Johnny Depp

Avokatët e Amber Heard kanë akuzuar ish-bashkëshortin e saj Johnny Depp për sulm seksual, ndërsa aktori po përpiqet të provojë akuzat për shpifje kundër saj. ...

14:25

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI