Flash

Stuhia godet Vlorën

Një stuhi e fortë ka përfshirë pasditen e sotme zonën e Lumit të Vlorës, duke goditur veçanërisht fshatin Vranis...

21:39

Alex Rodriguez reagon ndaj fejesës së JLO me Ben Affleck

Lapsi.al 13 April 2022
Alex Rodriguez reagon ndaj fejesës së JLO me Ben Affleck

Ish i fejuari i Jennifer Lopez, Alex Rodriguez ka reaguar së fundmi ndaj fejesës së saj me Ben Affleck.

Ndërsa mbulonte lojën e 10 Prillit Boston Red Sox kundër New York Yankees për KayRod Cast të ESPN-së, bashkë-prezantuesi i tij Michael Kay përmendi fejesën e Jennifer disa orë pasi u bë i ditur lajmi.

“Është një kohë e mrekullueshme në sport”, filloi ai. "Ju keni një kampion të ri Masters, play-off-i i NBA-së do të fillojë, njerëzit po fejohen. Dua të them që është një kohë e lumtur në botë."

Rodriguez qeshi me komentin e Kay dhe shtoi: "Lumturia dhe paqja në botë janë ato që ne po kërkojmë". Pasi dëgjoi përgjigjen e tij, Kay bëri shaka: "E di çfarë? Unë mendoj për Gandin dhe ty."

Rodriguez dhe Lopez u fejuan në mars 2019, pothuajse dy vjet pasi bënë debutimin e tyre në tapetin e kuq si çift. Por në mars 2021, u përhapën raporte se dyshja ishin ndarë. Ndërsa ish-lojtari i Yankees dhe këngëtarja këmbëngulën se "lajmet janë të pa vërteta" dhe se  "po punonin me disa gjëra", ata njoftuan muajin pasardhës se i kishin dhënë fund fejesës

"Ne e kemi kuptuar se jemi më mirë si miq dhe mezi presim të mbetemi të tillë," thanë të dy në prill 2021. "Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku dhe të mbështesim njëri-tjetrin në bizneset dhe projektet tona të përbashkëta."

Lopez - e cila ndan binjakët Max dhe Emme Muñiz, 14 vjeç, me ish-burrin e saj Marc Anthony - dhe Rodriguez - i cili ka dy vajza Natasha Rodriguez, 17 dhe Ella Rodriguez, 13, me ish-gruan e tij Cynthia Scurtis - vuri në dukje në atë kohë se ata "urojnë më të mirën për njëri-tjetrin dhe fëmijët e njëri-tjetrit"./Lapsi.al

 

 

 

 

Të këshilluara

Kitara e Kurt Cobain, së shpejti në ankand

Kitara e Kurt Cobain që ai luajti në videon muzikore të Nirvana-s "Smells Like Teen Spirit" të vitit 1991 do të dalë në ankand muajin e ardhshëm. Sipas një n...

15:50

Lista e fituesve të 'CMT Awards 2022'

Të hënën mbrëma, u zhvillua ceremonia e ndarjes së cmimeve,'CMT Awards' e cila nderon artistët e vendit për muzikën country dhe videoklipet muzikore shoqëruese....

15:03

Amber Heard, të tjera akuza për Johnny Depp

Avokatët e Amber Heard kanë akuzuar ish-bashkëshortin e saj Johnny Depp për sulm seksual, ndërsa aktori po përpiqet të provojë akuzat për shpifje kundër saj. ...

14:25

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI