Flash

ERA QË NUK NDALET MË!

Regjimi katërmbëdhjetë vjeçar i Aleksandar Vučić përfundoi. Serbia u çlirua, si pasojë e rezistencës dhe mobilizimit...

16:01 Ditmir Bushati

Përse Kylie ende nuk e ka zbulur emrin e të birit

Lapsi.al 12 April 2022
Përse Kylie ende nuk e ka zbulur emrin e të birit

Në shkurt Kylie Jenner zbuloi se djali i saj i porsalindur quhej Wolf Webster. Por në një postim në Instagram në mars, Jenner zbuloi se ajo dhe Travis Scott, emri i vërtetë i të cilit është Jacques Bermon Webster II, mendonin se emri "Wolf" nuk i përshtatej djalit të tyre dhe se nuk ishte më emri i tij.

Prej atëherë ajo nuk ka folur më për emrin e ri të djalit të saj. Arsyeja? Sepse ende nuk e ka gjetur.

Kylie tha për Entertainment Tonight se ajo dhe Travis ende nuk e kanë riemërtuar zyrtarisht djalin e tyre.

"Ne kemi disa opsione vërtet të forta, por nuk e kemi ndryshuar zyrtarisht," tha ajo.

Jenner tha se "Wolf" nuk ishte kurrë në listën e emrave të saj dhe Travis, por në fakt kishte qenë një sugjerim nga motra e saj e madhe Khloé Kardashian.

"Nuk kam asgjë kundër Wolf," tha Jenner. "Thjesht nuk i përshtatej atij. Nuk kishte të bënte me emrin, thjesht nuk ishte ai, e kuptoni?"

Kylie Jenner dhe Travis Scott kanë bashkë edhe një vajzë 4-vjeçare, të quajtur Stormi. Si Stormi, ashtu edhe djali i çiftit, morën mbiemrin ligjor të reperit, Webster.

Të këshilluara

Ndahen prindërit e Miley Cyrus

Prindërit e Miley Cyrus i kanë dhënë fund martesës së tyre për herë të tretë. Tish Cyrus bëri kërkesë për divorc nga Billy Ray Cyrus në Tenesi më 6 prill pas...

09:23

Britney Spears konfirmon shtatzaninë

Britney Speark ka zbuluar së fundmi se  është në pritje të fëmijës së saj të parë me të fejuarin Sam Asghari. Përmes një postimi në rrjetin e saj social,Inst...

09:12

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI