Flash

Japonia sanksionon familjen e Putinit dhe të Lavrov

Lapsi.al 12 April 2022
Japonia sanksionon familjen e Putinit dhe të Lavrov

Japonia ka miratuar sanksione shtesë kundër Rusisë, duke ngrirë asetet e 398 qytetarëve rusë, përfshirë dy vajzat e Presidentit Vladimir Putin , Katerina Tikhonova dhe Mariya Vorontsova, sipas një njoftimi për shtyp nga Ministria e Jashtme e Japonisë, shkruan CNN.

Masat e reja synojnë gjithashtu anëtarët e familjes së ministrit të Jashtëm rus Sergej Lavrov, përkatësisht gruan e tij Mariya Lavrova dhe vajzën Yekaterina Vinokurova, sipas njoftimit. Japonia ka shtuar vazhdimisht sanksionet kundër Rusisë që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës, duke përfshirë ndalimin e importeve ruse si qymyri dhe vodka, apo edhe reduktimin e investimeve të reja në Rusi.

Vende të tjera, përfshirë SHBA -në dhe Britaninë e Madhe, kanë vendosur gjithashtu sanksione kundër familjeve të Putinit dhe Lavrov.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI