Flash

Bild: Zelensky refuzon të presë në Ukrainë presidentin e Gjermanisë

Lapsi.al 12 April 2022
Bild: Zelensky refuzon të presë në Ukrainë presidentin e

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka refuzuar të presë në Kiev presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier. Lajmi është bërë me dije nga gazeta gjermane Bild.

Sipas të përditshmes gjermane, Steinmeier kishte planifikuar një vizitë në Ukrainë, në vendin që prej afro dy muajsh po përballet me luftën. Mirëpo, homologu i tij ukrainas nuk e ka mirëpritur.

Steinmeier me sa duket donte të udhëtonte për në Kiev të mërkurën. Megjithatë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy refuzoi vizitën e Steinmeier, sipas “Bild”.

Arsyeja për këtë janë marrëdhëniet e ngushta mes Presidentit Federal dhe Rusisë në vitet e fundit. Mbështetja e Steinmeier për tubacionin e diskutueshëm të gazit Nord Stream 2 ishte gjithashtu një arsye. “Ne të gjithë i dimë lidhjet e ngushta të Steinmeier me Rusinë, të cilat u formuan gjithashtu nga formula Steinmeier. Ai nuk është i mirëpritur në Kiev për momentin. Do të shohim nëse kjo do të ndryshojë përsëri”, citoi gazeta të ketë thënë një diplomat ukrainas.

Në një konferencë për shtyp të martën pasdite me presidentin e Polonisë Andrzej Duda, Steinmeier nuk iu përgjigj pyetjes për një udhëtim të mundshëm në Ukrainë.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI