Flash

Atentat pranë banesës, viktimës në Shkodër i shpërthyen makinën 2 vite më parë

Lapsi.al 12 April 2022
Atentat pranë banesës, viktimës në Shkodër i

I është bërë atentat mëngjesin e kësaj të marte në lagjen “Rus” në Shkodër, shtetasit Nazmi Bandula.

Viktima nuk rezulton një emër i panjohur për policinë, pasi më 27 dhjetor të 2020, i kanë shpërthyer me tritol mjetin tip “Fuoristradë”.

Bandula deklaronte asokohe se nuk kishte konflikt me asnjë dhe nuk e dinte idenë se kush fshihej pas vendosjes së tritolit.

“Unë sapo isha futur në banesë dhe pak minuta më përpara kam qenë brenda oborrit.

Jam ngjitur në shtëpi dhe më pas ka shpërthyer. Nuk e kam idenë se kush mund ta ketë vendosur. Fouristrada ime ka qenë e parkuar në oborrin e shtëpisë që në orët e paradites. Kam dalë në mëngjes, kam ngrënë diçka dhe më pas jam rikthyer në shtëpi dhe e kam lënë makinën aty brenda oborrit. Nga ai moment nuk e kam lëvizur më ndaj nuk e kam idenë se si mund të ketë ndodhur”, është shprehur asokohe ai.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI