Flash

Arrestohet 45-vjeçari në Tiranë, i zbulohen 5 vjedhje në banesa

Lapsi.al 12 April 2022
Arrestohet 45-vjeçari në Tiranë, i zbulohen 5 vjedhje në

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Pending”, për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore. Vihet në pranga një 45-vjeçar i shpallur në kërkim për vjedhje.

Zbardhen dhe dokumentohen 5 raste të vjedhjeve në banesa, që dyshohen se janë kryer nga ky shtetas.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin “Pending”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë ndalimi i shtetasit:

– E. S. (M)., 45 vjeç, banues në Reps, Mirditë, i shpallur në kërkim për vjedhje, nga Komisariati i Policisë Nr. 1, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.

 

 

Nga hetimet e kryera dhe provat e grumbulluara, ka rezultuar se ky shtetas është autor i disa ngjarjeve të ndodhura në muajt e fundit, konkretisht:

* Më datë 01.10.2021, në rezidencën “Kodra e Diellit 2”, ka vjedhur sende me vlerë në banesën në pronësi të shtetasit G. A.;

* Po në datë 01.10.2021, ka tentuar të vjedhë në banesën në pronësi të shtetasit M. K.;

* Më datë 16.10.2021, në rrugën “Bill Klinton”, ka vjedhur kasafortën me vlera monetare në pronësi të shtetaset D. B.;

* Më datë 10.02.2021, te “Liqeni i Thatë”, ka vjedhur shuma parash dhe bizhuteri, në banesën në pronësi të shtetasit L. M.;

*Më datë 09.04.2021, në rezidencën “Kodra e Diellit 2”, ka vjedhur shuma parash dhe bizhuteri, në banesën në pronësi të shtetasit N. K.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI