Flash

Aqif Rakipi non grata nga SHBA, Basha: Koha na dha prapë të drejtë

Lapsi.al 12 April 2022
Aqif Rakipi non grata nga SHBA, Basha: Koha na dha prapë të

Ish-Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, reagoi në lidhje me shpalljen “non grata” nga ana e SHBA-së të ish-deputetit, Aqif Rakipi.

Aqif Rakipi, Tom Doshi, Vangjush Dako, të tre të shpallur “non grata” nga SHBA, sipas Bashës kanë kryer bashkë me kryeministrin Rama “masakrën zgjedhore”  të 15 prillit.

“Koha na dha prapë të drejtë! Aqif Rakipi, Tom Doshi, Vangjush Dako janë bedelët me të cilët Edi Rama kreu masakrën zgjedhore dhe tjetërsoi vullnetin e shqiptarëve që kërkonin ndryshim”, shkruan Basha.

Në reagimin e tij Basha shpërndan argumentet e DASH në lidhje me arsyet se përse Rakipi është futur në listën e zezë.

“Në argumentimin nga Departamenti i Thesarit të Shteteve të Bashkuara për sanksionet ndaj Aqif Rakipit theksohet: “Grupe të shumta të krimit të organizuar (GKO) në Shqipëri kanë ofruar para, dhurata ose premtime për vende pune apo lëshime në këmbim të votave për partinë e tyre të preferuar politike”. Ky paragraf tregon se si i “fitoi” zgjedhjet Edi Rama në 2017 dhe në 2021. Kriza në të cilën ndodhet sot Shqipëria, është pasojë e shkatërrimit të institucioneve demokratike dhe të procesit zgjedhor, që dje u konfirmua edhe nëpërmjet sanksioneve të Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Edhe pse këtë duhet ta kishin bërë organet ligjzbatuese shqiptare, ai është një lajm i mirë që partneri ynë strategjik SHBA është fokusuar në luftën kundër korrupsionit që po minon demokracinë dhe po shkatërron mirëqenien e shqiptarëve”, shkruan Basha.

Dje DASH ka shpallur një listë tjetër me të padëshiruarit për të hyrë në SHBA, mes të cilëve është ish-deputeti Aqif Rakipi dhe biznesmeni Ylli Ndroqi. Sipas DASH, Rakipi është i përfshirë në krim të organizuar dhe përmes kësaj ka influencuar dhe në politikë. “Aqif Rakipi është një ish-deputet famëkeq nga Elbasani, Shqipëri, i cili ka ndikim të dëmshëm dhe destabilizues në proceset politike në Shqipëri. Grupe të shumta të krimit të organizuar (GKO) në Shqipëri kanë ofruar para, dhurata ose premtime për vende pune apo lëshime në këmbim të votave për partinë e tyre të preferuar politike”, argumentohet nga DASH.

Duke përdorur këtë aktivitet dhe paranë, DASH thotë se Rakipi ka bërë emërime në poste kyçe në politikë. “Rakipi ka qenë prej kohësh i përfshirë në krimin e organizuar dhe është i lidhur ngushtë me një Grup Krimi të Organizuar, brenda të cilit ai ka ushtruar ndikim politik, përfshirë edhe përmes korrupsionit. Rakipi ka përdorur ndikimin e tij politik për të emëruar miqtë e tij në pozicione kyçe publike në Elbasan dhe Tiranë”.

Aqif Rakipi ka qenë deputet deri në janar të 2018-ës, kur KQZ ia hoqi mandatin pasi nga një hetim i prokurorisë kishte rezultuar se ai nuk kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit ndalimet nga policia në Itali. Djali i Aqif Rakipit, Ornaldo Rakipi është deputet i Parlamentit, i zgjedhur nga listat e PS-së në Tiranë.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Me sytë katër

PAPARAZZI