Flash

Zelensky: Nuk do t'i japim territor Rusisë, as në këmbim të paqes

Lapsi.al 11 April 2022
Zelensky: Nuk do t'i japim territor Rusisë, as në këmbim

Gjatë një interviste me Scott Pelly të CBS, presidenti ukrainas tha se nuk do t’i japë asnjë territor Rusisë, as në këmbim të paqes, shkruan BBC.

Volodymyr Zelensky tha gjithashtu se ai kurrë nuk do ta njohë Krimenë si territor rus, pavarësisht se gadishulli u aneksua nga Rusia në 2014. Zelensky, shpjegoi gjithashtu edhe arsyet pse vendosi të mos largohej nga Ukraina pas pushtimit rus.

“Unë nuk pretendoj se jam një hero. Unë e dua familjen time. Dua të jetoj edhe shumë vite të tjera, por duke zgjedhur midis arratisjes dhe të qenit me njerëzit e mi, jam gati të jap jetën time për vendin tim.”

Zelensky tha se i shpjegoi gruas dhe fëmijëve të tij se duhej të qëndronte sepse ai është presidenti i Ukrainës dhe familja e tij e mbështeti vendimin e tij.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI