Flash

Tiranë/ Shkaktoi aksident duke ngarë makinën në gjendje të dehur, 35-vjeçarja sulmon edhe policin

Lapsi.al 11 April 2022
Tiranë/ Shkaktoi aksident duke ngarë makinën në gjendje

Një 35-vjeçare është arrestuar mbrëmë nga policia pasi ka goditur një punonjës të policisë rrugore. Mësohet se fillimisht shoferja është ndaluar nga një efektiv i policisë rrugore pasi ishte e dehur në timon dhe kishte përplasur një tjetër automjet të drejtuar nga një grua.

Në këtë mënyrë, 35-vjeçarja ishte kthyer në një rrezik për jetën e përdoruesve të tjerë të rrugës.

Por nuk ka mjaftuar me kaq.

Pasi e ka ndaluar polici, në vend që të bindej, 35-vjeçarja ka reaguar keq ndaj efektivit të policisë duke e goditur atë.

Tashmë, 35-vjeçarja akuzohet për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Goditje për shkak të detyrës”.

“U bë arrestimi i E. X., 35 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Goditje për shkak të detyrës”, pasi duke drejtuar mjetin e saj, në gjendje të dehur, është përplasur me mjetin me drejtuese shtetasen Sh. I. Gjatë veprimeve policore, shtetasja E. X. ka goditur punonjësit e Policisë, për shkak të detyrës“, njofton policia.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI