Flash

Kim Kardashian përball një kasetë të re seksi, thirrje avokatëve që të ndalojnë Ray J nga publikimi

Lapsi.al 11 April 2022
Kim Kardashian përball një kasetë të re seksi, thirrje

Kim Kardashian ka thirrur avokatët e saj në një përpjekje për të ndaluar publikimin e një videoje tjetër seksi. Kim ka frikë se ish i dashuri Ray J – i cili u shfaq me të në videon e saj famëkeqe të xhiruar gati 20 vjet më parë – ka në plan të bëjë miliona duke publikuar regjistrime të tjera intime. Kim ishte vetëm 22 vjeç kur u zbulua video e saj e seksit me të dashurin e atëhershëm Ray J.

41 vjeçarja ka shpenzuar qindra mijëra dollarë duke punësuar një ekip avokatësh për ta mbyllur këtë çështje, para se të dalë një tjetër video. Dhe ajo është e vendosur të mbrojë familjen e saj me çdo kusht.

Një burim tha: “Kim e di që Ray J ka bërë kaseta të tjera së bashku. Disa nga pamjet do të jenë tepër intime.

Ajo u ka thënë avokatëve: “Vetëm mbi trupin tim të vdekur mund të ndodhë e njëjta gjë sërish”.

Kaseta e parë kërcënoi të shkatërronte karrierën e Kim-it para se të fillonte vërtet, por në fund e ndihmoi ta katapultonte atë drejt famës. Ajo dhe reperi Ray J ishin 22 vjeç kur u realizua video.

Ajo ishte ende e panjohur kur u publikua në mars 2007 nga Vivid Entertainment nën titullin Kim Kardashian: Superstar. Por disa muaj më vonë, falë aftësive të biznesit të “mamager” Kris Jenner, Keeping Up Ëith The Kardashians debutoi në ekranet televizive. Pavarësisht veprimeve të prindërve të saj, video u përhap në internet. Kevin Blatt – i cili kishte ndihmuar në publikimin e kasetës seksuale të Paris Hilton me lojtarin e pokerit Rick Salomon, One Night In Paris – pohoi në një intervistë ekskluzive me The Sun se atij iu ofrua mundësia për të blerë kasetën nga Ray J në 2006.

Blatt, tani 53 vjeç, tha se nuk ishte në dijeni se kush ishte Ray J, por ra dakord për një takim. Ray J i tha atij se ata e filmuan veten duke bërë seks gjatë pushimeve në Cabo, Meksikë, në ditëlindjen e Kim.

Por Blatt tha se nuk dëgjoi më kurrë nga Ray J, dhe në fund videoja 41-minutëshe iu dha nga një palë e tretë për Vivid Entertainment.

Kim ngriti një padi kundër Vivid së shpejti, duke e akuzuar atë për publikimin e kasetës pa leje. Tashmë Kim është shqetësuar se një tjetër video do të dalë së shpejti, ku ajo dhe ish-partneri janë duke bërë seks.

Të këshilluara

Stresi i kërkon falje publike Einxhel

Siç të gjithë e dimë, marrëdhëniet mes Stresit dhe Einxhel Shkirës nuk kanë qenë fort të mira dhe gjithçka nisi pas protestës për të ndjerin e vrarë, Klodian Ra...

10:32

Ermal Meta tashmë edhe si shkrimtar

Ermal Meta e ka gati romanin e tij të parë që do të titullohet “Domani e per sempre” (Nesër e përgjithmonë). Duke nisur nja 19 maji, libri i këngëtarit shqipta...

09:39

Brie Larson, pjesë e 'Fast and Furious 10'

Aktori i njohur, Vin Diesel ka zbuluar së fundmi se aktorja Brie Larson do i bashkohet kastit të "Fast and Furious 10". “Po, po, po… ju e shihni këtë engjëll...

18:00

Së shpejti, vazhdimi i 'Murder Mystery'

Aktorët e njohur, Jennifer Aniston dhe Adam Sandler kanë konfirmuar së fundmi vazhdimin e filmit 'Murder Mystery'. Aniston  zbuloi në një video në Instagram ...

14:45

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI