Kim Kardashian ka zbuluarsë fundmi detaje nga njohja me komedianin, Pete Davidson.
Gjatë episodit premierë të "The Kardashians" të Hulu,Kim zbulon se ajo i ka dërguar mesazh komedianit për këshilla përpara se të bënte debutimin në "Saturday Night Live pasi ajo ishte takuar dhe kishte krijuar miqësi me të në Met Gala 2021.
“U përplasa me Pete Davidson në Met dhe thashë: ‘Jam shumë e frikësuar. Nuk e di se çfarë do bëjë'”, kujton ajo bisedën e tyre. "Dhe ai thotë: "A mund të lexosh kartat sugjeruese? Atëherë mos e vrit mendjen. Je mirë.'"
Kardashian drejtoi shfaqjen e NBC më 9 tetor dhe laujti një skenë me Davidson në të cilin ai ishte Aladdin dhe ajo, Jasmine.Në skeç, dyshja u puthën, gjë që themeluesja e Skims e pranoi në "Jimmy Kimmel Live!" ishte shkëndija e tyre e parë.
Çifti përdori premierën e "The Kardashians" në tapetin e kuq si daljen e tyre të parë zyrtare publike, por ndërkohë që morën pjesë së bashku në mbrëmje, Kardashian pozoi vetëm pë fotografët. Megjithatë, ata i fotografuan më vonë ndërsa mbërritën dhe u futën brenda.
Ish-ylli i "Keeping Up With the Kardashians" zbuloi më parë për Variety se seriali i ri do të eksploronte marrëdhënien e saj dhe Pete, megjithëse ai nuk do të shfaqet në kamera në sezonin e parë.
"Unë nuk kam filmuar me të dhe nuk jam kundër kësaj," u shpreh Kardashian, , kur u pyet nëse komediani do të marrë pjesë. “Thjesht nuk është ajo që ai bën. Por nëse do të ndodhte një ngjarje dhe ai do të ishte aty, ai nuk do t'u thoshte kamerave të largoheshin.“Mendoj se mund të filmoj diçka vërtet emocionuese që vjen, por nuk do të ishte për këtë sezon,” shtoi ajo.
"The Kardashians" do të shfaqet premierë më 14 prill./Lapsi.al