Flash

Kancelari austriak i pari lider europian që takohet me Putin pas pushtimit të Ukrainës

Lapsi.al 11 April 2022
Kancelari austriak i pari lider europian që takohet me Putin pas pushtimit

Karl Nehammer, kancelari i Austrisë do të takohet sot me Vladimir Putin. Kreu i qeverisë austriake është lideri i parë europian që takohet me presidentin rus që kur Rusia pushtoi Ukrainën në fund të shkurtit, sipas The Guardian.

Në një postim në Twitter, Nehammer tha se Austria ishte “ushtarakisht neutrale” por se kishte një “qëndrim të qartë ndaj luftës së Rusisë kundër Ukrainës”.

“Duhet të marrë fund! Ne kemi nevojë për hapjen e korridoreve humanitare, një armëpushim dhe një hetim të plotë të krimeve të luftës.”

Sipas agjencisë së lajmeve AFP, Nehammer pritet të diskutojë rreth krimeve të dyshuara të luftës që ndodhën në Bucha.

Gjatë një vizitë në Ukrainë këtë fundjavë, Nehammer vizitoi Bucha.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI