Flash

Ermal Meta tashmë edhe si shkrimtar

Lapsi.al 11 April 2022
Ermal Meta tashmë edhe si shkrimtar

Ermal Meta e ka gati romanin e tij të parë që do të titullohet “Domani e per sempre” (Nesër e përgjithmonë).

Duke nisur nja 19 maji, libri i këngëtarit shqiptar do të dalë në shitje jo vetëm nëpër librari por edhe online.

Këtij romani që me siguri do të rezultojë një sukses i vërtetë, i janë shitur edhe të drejtat për t’u bërë film, pikërisht nga producenti Carlo degli Esposti – Palomar që do të realizojë një serial televiziv.

“Romani dëshmon edhe një herë gjenialitetin e një artisti si Ermal Meta, i cili ka provuar dorën e tij në një vepër të fuqishme, me prirje ndërkombëtare”- tha producenti.

Drejtoresha e përgjithshme e “La nave di Teseo”, Elisabetta Sgarbi, ishte ndër të parët persona që i propozoi Ermal Metës të shkruante një libër.

“Më bëri shumë përshtypje kur dëgjova këngën ‘Vietato Morire’ në Sanremo. E kontaktova menjëherë. Ermali më tha menjëherë që librat ishin të rëndësishëm për të dhe donte të sigurohej që kishte diçka për të shkruar. Pas disa vitesh, më telefonon dhe më thotë që ka gati një libër, një roman”, rrëfeu ajo.

Ngjarjet në romanin e Metës janë zhvilluar në kohën pas Luftës së Dytë Botërore, në Shqipëri, SHBA dhe Gjermani.

Të këshilluara

Brie Larson, pjesë e 'Fast and Furious 10'

Aktori i njohur, Vin Diesel ka zbuluar së fundmi se aktorja Brie Larson do i bashkohet kastit të "Fast and Furious 10". “Po, po, po… ju e shihni këtë engjëll...

18:00

Së shpejti, vazhdimi i 'Murder Mystery'

Aktorët e njohur, Jennifer Aniston dhe Adam Sandler kanë konfirmuar së fundmi vazhdimin e filmit 'Murder Mystery'. Aniston  zbuloi në një video në Instagram ...

14:45

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI