Flash

A i trembet apo e kontrollon SPAK-un, Edi Rama?

Lapsi.al 11 April 2022
A i trembet apo e kontrollon SPAK-un, Edi Rama?

Fjalimi i Edi Ramës në kongresin e PS, i mbushur me aludime dhe shantazhe për SPAK, i ka përndezur pjesën më të madhe të opozitarëve, duke lënë të kuptohet se kryeministri po i trembet hetimit të prokurorisë speciale, sidomos për aferën e inceneratorëve. Akuzat e tij për zv/ministren që e dënuan vetëm “për një arkë peshk”, dorëzimi pa kundërshtime i dy ish deputetëve dhe paralajmërimi se të gjitha këto nuk duhen marrë si dobësi, në pamje të parë të lënë përshtypjen se kryeministri ndihet i trembur. Këtë ndjesi e shtoi edhe paraqitja e tij në “Opinion”, ku bëri sikur shkalloi, duke braktisur studion, me të njëjtën taktikë që ka përdorur edhe më parë kur është pyetur për inceneratorët, ose kur është dashur të përballet me protestat e studentëve dhe skandalin e tenderit me letra fallco të unazës së re.

Pra versioni që po qarkullon mes shumë opzitarëve është ai se frika po e detyron Ramën të kërcënojë SPAK.

Kjo mund të jetë një hipotezë, por pranimi i saj pa e vrarë mendjen krijon një paradoks, sepse ligjërimi kryesor i kundërshtarëve dhe kritikëve të kryeministrit deri më tani ka qenë se ai e kontrollon drejtësinë, natyrisht dhe SPAK-un dhe për rrjedhojë nuk ka pse frikësohet prej tyre. Shembujt janë të shumtë. Mënyra se si u mbyll dosja e vjedhjes së votave në Dibër, se si u varros skandali i përdorimit të të dhënave personale të 900 mijë qytetarëve nga patronazhistët, apo se si u shndërrua në një nga “heronjtë e fëmijve tanë”, prokurori që gënjeu publikisht për të fshehur krimin elektoral të Elbasanit, dëshmojnë për kapjen e SPAK-ut.

Po atëherë kush nga versionet qëndron: Ai që opozita përsërit si refren prej kohësh, apo ky i tanishmi që e vizaton shefin e qeverisë si dikë që po përdor shantazhin për të ruajtur kokën e vet?

Përgjigjja më e saktë është diku në mes. Natyrisht Rama nuk trembet për vete dhe as për pushtetin e tij. Ai i ka shtrirë prej kohësh tentakulat në sistemin e ri të drejtësisë për të mos vuajtur sot nga telashe të tilla. Por thënë këtë, ai nuk kontrollon gjithçka. Sistemi që po ngrihet ka sponsorë të fortë SHBA-në dhe BE-në, që kanë shpenzuar miliona nga taksat e qytetarëve të tyre. Ata duan të kenë me çdo kusht disa suksese, qoftë edhe sa për sy e faqe. Prandaj ata ushtrojnë presion nga ana e tyre. Duke parë për shembull aferën skandaloze të inceneratorëve dhe dokumentat që dëshmojnë për grabitje monstruoze, ata rrisin trysninë se nga pushteti duhet të bien disa koka turku.

Pikërisht fryte të kësaj drejtësie politike dhe të negociuar janë arrestime si ato të Lefter Kokës apo Alqi Bllakos, për të cilat kupola qeveritare qe njoftuar me kohë dhe i kishte marrë masat. Ajo pranoi parimin se duhej dorëzuar diçka për të mbrojtur të tërën.

Po atëherë si duhen kuptuar kërcënimet e shefit të qeverisë në kongresin e partisë së tij?

Ato nuk shprehin aspak ankthin e tij se situata mund t'i dalë jashtë kontollit. Ato duhen parë në perspektivën e marrëdhënies tërhiq e mos e këput të çdo negociate. Nga pozicioni i tij, Rama jep mesazhin se ai ka lëshuar mjaft dhe orienton SPAK-un se tani e ka radhën të vërtetojë ligjërisht akuzat e Blinkenit për Berishën, duke goditur edhe palën tjetër. Pra, ai nuk shantazhon se është trembur, por sepse do të fitojë më shumë nga një drejtësi e shndërruar në pazar.

Prandaj, pretendimi i opozitarëve optimistë, që e lidh sjelljen e Ramës me frikën nga afera e inceneratorëve nuk qëndron. Ai vërtet përdori të shtunën një gjuhë kërcënuese, por qëllimi i saj qe thjeshtë për të fituar më shumë në lojën me koka turku. ©Lapsi.al

Të këshilluara

Luftë për dominimin e dëshirave

Asnjë shtet, sado i madh nuk është mjaftueshëm i fuqishëm, për ta pushtuar një vend tjetër pa ia pushtuar më parë dëshirat popullit të atij vendi. E nëse ia pus...

13:32

Rama, sharlatani i së majtës

Sa herë që gjendet në rrezik, Edi Rama i kthehet vlerave të nëpërkëmbura të së majtës. Kështu ka bërë edhe këtë të enjte gjatë fjalës në kuvend, ku tha se minis...

18:10

Ku dhe si mund të nisë bashkimi i PD?

Nga Dardan Mustafaj Para pak ditësh Lulzim Basha dha dorëheqjen nga posti i Kryetarit të PD. Disa thanë që ishte e pritshme, të tjerë thanë që nuk ishte dor...

18:47

Largimi i Bashës, vlen edhe si i pasinqertë

Zakonisht dorëheqjeve u shkon për shtat shprehja më mirë vonë se kurrë. Për rastin e Lulzim Bashës ajo mund të përshtatet: më mirë e pasinqertë sesa hiç fare. ...

19:23

ide

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI