Flash

Zyrtari ukrainas: Dy të vrarë nga bombardimet në rajonin e Kharkiv

Lapsi.al 10 April 2022
Zyrtari ukrainas: Dy të vrarë nga bombardimet në rajonin e

Dy persona janë vrarë dhe disa janë plagosur në qytetin ukrainas Derhachy në rajonin verilindor Kharkiv, tha guvernatori lokal Oleh Synyehubov në një postim në Facebook, raporton BBC.

Oleh Synyehubov pretendon se forcat ruse kanë nisur 66 sulme artilerie në disa rajone të Ukrainës sot.

“Dy persona u vranë, ka viktima. Siç mund ta shihni, ushtria ruse vazhdon të ‘luftojë’ me popullsinë civile, sepse nuk ka fitore në front:, tha guvernatori lokal Oleh Synyehubov.

Më herët, Iryna Venediktova, Prokurorja e Përgjithshme e Ukrainës, tha për Sky News se bombardimet ruse po vazhdonin në rajonet Donetsk, Luhansk dhe Kharkiv mbrëmë.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI