Flash

Ukraina akuza Rusisë: Vodhën substanca vdekjeprurëse nga Çernobili

Lapsi.al 10 April 2022
Ukraina akuza Rusisë: Vodhën substanca vdekjeprurëse nga

Ukraina ka akuzuar forcat ruse që pushtuan ish-centralin bërthamor të Çernobilit se kanë vjedhur substanca radioaktive nga laboratorët kërkimorë, të cilat sipas tyre janë vdekjeprurëse.

Agjencia Shtetërore e Ukrainës për Menaxhimin e Zonës së Përjashtimit tha në Facebook se trupat ruse hynë në një zonë magazinimi të bazës kërkimore Ecocentre dhe vodhën 133 substanca radioaktive të rrezikshme.

“Një pjesë e vogël e këtij aktiviteti është vdekjeprurës nëse trajtohet në mënyrë joprofesionale”, tha agjencia, duke shtuar se “vendi i substancave të vjedhura aktualisht nuk dihet”.BBC thekson se nuk ka konfirmuar informacionet në mënyrë të pavarur.

Në fillim të kësaj jave, ministri i energjisë i Ukrainës, German Gulashchenko tha se ushtarët rusë u ekspozuan ndaj një sasie të rrezatimit bërthamor, duke thënë se disa prej tyre mund të kenë më pak se një vit jetë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI