Flash

Moti për sot, vranësira dhe reshje shiu në të gjithë vendin

Lapsi.al 10 April 2022
Moti për sot, vranësira dhe reshje shiu në të gjithë

Sipas MeteoAlb: Kushtet e paqëndrueshme atmosferike rikthehen në vendin tonë, duke bërë që gjatë paradites dhe deri në orët e pasdites Shqipëria të jetë në ndikimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje shiu në të gjithë territorin. Pritet që herë pas here reshjet të jenë dhe në formë rrebeshi. Por në orët vijuese moti do të përmirësohet gradualisht në pjesën më të madhe të vendit.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, POR do ulen ndjeshëm në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 16°C. Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 – 4 ballë.

Kosova

Territori i Kosovës që në orët e para të ditës do të përfshihet nga një sistem i dendur vranësirash i cili do të sjellin reshje shiu në të gjithë vendinderi në orët e mesditës dhe pasdites. Ndërsa në orët vijuese parashikohet që kushtet e motit të përmirësohen gradualisht.

Maqedonia e Veriut

Paraditja në MV do të jetë në dominimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje shiu në të gjithë vendin. POR në orët e pasdites dhe në vijim pritet përmirësim gradual i motit në të gjithë territorin, KU gjatë mbrëmjes dhe natës rrikthehen intervalet me kthjellime.

Rajoni dhe Europa

Mbetet në ndikimin e vranësirave të dendura dhe reshjeve të shumta të dëborës Europa Lindore. Po ashtu pjesërisht Europa Qëndrore dhe Europa Juglindore do të jenë në dominimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të sjellin reshje shiu të shoqëruara dhe me mini stuhi ere. Ndërsa Gadishulli Iberik dhe Veriu i kontinentit Europian do të jenë në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike.

 

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI