Flash

Jennifer Lopez konfirmon fejesën me Ben Affleck

Lapsi.al 10 April 2022
Jennifer Lopez konfirmon fejesën me Ben Affleck

Jennifer Lopez ka konfirmuar së fundmi fejesën me aktorin Ben Affleck.

Jennifer konfirmoi lajmin përmes një videoje të shkurtër në Facebook për fansat e saj në të cilën ajo shikon me adhurim një unazë diamanti me ngjyrë të gjelbër.

"Ti je perfekt," thotë këngëtarja teksa vendoset një muzikë romantike.Burime pranë saj kanë treguar se video është në fakt një shpallje fejese.

Lopez dhe Affleck ndezën thashethemet e fejesës në fillim të kësaj jave, kur ajo u fotografua me një unazë në gishtin e martesës, ndërsa bënte pazar në LA me vajzën 14-vjeçare Emme.

Çifti fillimisht filloi të takohej në vitin 2002 dhe u quajt shpejt "Bennifer" nga fansat dhe mediat. Të dy sigurisht nuk ishin të trembur për të shfaqur dashurinë e tyre për njëri-tjetrin në atë kohë, duke përfshirë pjesëmarrjen e tij në videoklipin e Lopez "Jenny From the Block".Por, vëmendja masive nga media bëri që dyshja të shtynte dhe përfundimisht të anulonte dasmën e tyre të vitit 2003.

“Për shkak të vëmendjes së tepruar të medias rreth dasmës sonë, ne kemi vendosur të shtyjmë datën”, thanë ata në një deklaratë të përbashkët. "Kur e gjetëm veten duke menduar seriozisht për të punësuar tre "nuse mashtruese" të veçanta në tre lokacione të ndryshme, kuptuam se diçka ishte e gabuar."

Mirëpo, Jennifer ndërpreu fejesën në fillim të vitit 2004 dhe u martua me këngëtarin Marc Anthony në qershor të të njëjtit vit.Ndërkohë, Ben u martua me aktoren Jennifer Garner në vitin 2005.Të dy martesat e tyre përfunduan në divorc, megjithatë, Lopez filloi një tjetër romancë me Alex Rodriguez në 2017.Menjëherë pas ndarjes së saj nga A-Rod, Affleck u rilidh me këngëtaren./Lapsi.al

 

Të këshilluara

Dafina dhe Dj Geek drejt martesës?

Dafina Zeqiri është një nga këngëtaret më me zë në Shqipëri. Edhe pse ka vite në tregun tonë muzikor, ajo vazhdon të jetë në kulmin e karrierës. Hitet e njëpasn...

12:08

Will Smith larg çmimeve Oscar për 10 vite

Will Smith nuk do të lejohet të marrë pjesë në çmimet Oscars për 10 vitet e ardhshme, për shkak të goditjes me shuplakë komedianit Chris Rock në skenë gjatë cer...

11:12

Chris Brown baba për të tretën herë

Chris Brown ka njoftuar në rrjetet e tij sociale se është bërë baba për herë të tretë. Të premten në mëngjes, artisti 32-vjeçar konfirmoi se ai dhe modelja D...

11:09

Rikthehet Pink Floyd pas 28-vitesh mungesë

Një lajm shumë emocionues ka ardhur nga anëtarët e grupit legjendar Pink Floyd, të cilët janë rikthyer për herë të parë në tregun muzikor që nga viti 1994. Kësa...

18:17

Cila ngjyrë pushtoi tapetet e kuq këtë vit

Çdo vit, sezoni i çmimeve sjell edhe shpalosjen e stilit të të famshmëve. 2022, duke qenë viti i parë që shfaqjet e çmimeve rikthehen në normalitet, të gjithë m...

15:45

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI