Flash

Brooklyn Beckham martohet me aktoren e njohur

Lapsi.al 10 April 2022
Brooklyn Beckham martohet me aktoren e njohur

Djali i madh i Victoria dhe David Beckham, Brooklyn  u martua ditën e djeshme  me aktoren Nicola Peltz në një ceremoni luksoze në Palm Beach, Fla.

Sipas 'Daily Mail', dyshja thanë 'Po'" para familjes dhe miqve të tyre, duke përfshirë të ftuarit e famshëm Serena Williams, Eva Longoria dhe Ramseys.Emra të tjerë të njohur  që priten të marrin pjesë në dasmë janë anëtaret e grupit e grupit Spice Girl - Mel B, Mel C, Emma Bunton. Geri Horner, Rocco Ritchie, Gigi Hadid, Nicole Richie, Elizabeth Hurley, agjenti sportiv Dave Gardner ,Tom Brady dhe Gisele Bündchen.

Peltz, 27 vjeçe, u pa e veshur me një fustan të personalizuar Valentino  të cilin e zgjodhi me ndihmën e stilistes së famshme  Leslie Fremar.

“Nicola i beson Leslie .Ajo  është personi të cilit i është drejtuar për të ndihmuar në mënyrën se si ajo do të aksesojë dhe si do të ketë flokët dhe grimin e saj”, u shpreh një burim.Megjithatë, aktorja rrëfeu për CR Fashion Book në nëntor 2021 se do të vishte shumë fustane  të tjera në festën e organizuar ku do të performojë reperi Snoop Dogg.

Nicola dhe Brooklyn u takuan për herë të parë në vitin 2017, por u lidhën vetëm dy vjet më vonë. Ata u fejuan më pas në korrik 2020./Lapsi.al

Të këshilluara

Dafina dhe Dj Geek drejt martesës?

Dafina Zeqiri është një nga këngëtaret më me zë në Shqipëri. Edhe pse ka vite në tregun tonë muzikor, ajo vazhdon të jetë në kulmin e karrierës. Hitet e njëpasn...

12:08

Will Smith larg çmimeve Oscar për 10 vite

Will Smith nuk do të lejohet të marrë pjesë në çmimet Oscars për 10 vitet e ardhshme, për shkak të goditjes me shuplakë komedianit Chris Rock në skenë gjatë cer...

11:12

Chris Brown baba për të tretën herë

Chris Brown ka njoftuar në rrjetet e tij sociale se është bërë baba për herë të tretë. Të premten në mëngjes, artisti 32-vjeçar konfirmoi se ai dhe modelja D...

11:09

Rikthehet Pink Floyd pas 28-vitesh mungesë

Një lajm shumë emocionues ka ardhur nga anëtarët e grupit legjendar Pink Floyd, të cilët janë rikthyer për herë të parë në tregun muzikor që nga viti 1994. Kësa...

18:17

Cila ngjyrë pushtoi tapetet e kuq këtë vit

Çdo vit, sezoni i çmimeve sjell edhe shpalosjen e stilit të të famshmëve. 2022, duke qenë viti i parë që shfaqjet e çmimeve rikthehen në normalitet, të gjithë m...

15:45

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI