Flash

Vizitë suprizë në Kiev/ Kryeministri britanik Boris Johnson takon presidentin Zelensky

Lapsi.al 9 April 2022
Vizitë suprizë në Kiev/ Kryeministri britanik Boris Johnson takon

Kryeministri britanik Boris Johnson ka udhëtuar në Kiev për t'u takuar nga afër me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe për të treguar solidaritet për popullin ukrainas. Dy liderët kanë diskutuar për mbështetjen e Britanisë së Madhe në Ukrainë ndërsa kryeministri Boris tha se do të ofrojë një paketë të re financiare dhe ushtarake për Ukrainën.

Nënkryetari i zyrës së presidentit ukrainas, Andriy Sybiha bëri një postim në Facebook ku thoshte se Johnson dhe Zelensky po bëjnë një takim “kokë më kokë”.

“Britania e Bashkuar është lider në mbështetjen e mbrojtjes për Ukrainën. Lider në koalicionin kundër luftës. Lider në sanksionet kundër agresorit rus,” shkroi ai.

Kujtojmë se në Ukrainë ishte edhe kryetarja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen, e cila vizitoi Buchan, ku pas tërheqjes së trupave ruse, e gjithë bota pa mizoritë që kishin kryer atje trupat e Moskës.

 

Të këshilluara

Hakmarrja/ Rusia dëbon 45 diplomatë polakë

Ministria e Jashtme ruse tha se do të dëbojë 45 diplomatë polakë nga Rusia të premten, pasi Polonia dëboi 45 diplomatë rusë. “Si përgjigje ndaj veprimeve jom...

19:29

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI