Flash

Veliaj e akuzoi se ka bllokuar firmosjen e ambasadorëve/ Meta: Zogu i Tiranës lëshoi shpifje të ulëta

Lapsi.al 9 April 2022
Veliaj e akuzoi se ka bllokuar firmosjen e ambasadorëve/ Meta: Zogu i

Presidenti i vendit Ilir Meta ka të dalë në një konferencë me mediat, ku ka reaguar ndaj akuzave që kryebashkiaku i Tiranës Veliaj hodhi gjatë tij në Kongresin e Partisë Socialiste. Gjatë fjalës së tij, kreu i shtetit e cilësoi Veliajn si “zogu i Tiranës” që sipas tij lëshoi sot shpifje të uëlta ndaj presidentit.

"Duhet t'i takonte Kongresit të Partisë Socialiste, forcës qeverisëse të vendit. Në respekt të detyrimeve dhe transparencës ndaj qytetarëve, përfshirë edhe delegatët dhe anëtarët e PS-së, jam i detyruar dhe të dal edhe të bëj disa sqarime pasi organizata e 'inceneratorëve' nxorri sot në mënyrë të qëllimshme 'zogun e Tiranës' i cili në mënyrë fare brutale dhe banale, pasi ai nxjerr nga goja çdo gjë që i fusin në gojë, si ato konet që i lidhin nga një zinxhir për zhurmë. Ai e përdori përgjegjës Presidentin për të gjithë stërkëmbëshat që Rilindja i ka bërë Shqipërisë. Se  përse e bëri ajo dihet sepse bilanci është katastrofik. Gjithçka që Presidenti ka thënë 1 vit më parë është provuar mëse e qartë, që nga vjedhja e zgjedhjeve të 25 prillit, që nga afera e inceneratorëve, dhe shohim se pas një viti një pjesë e konsiderueshme e grupit parlamentar është në një vend tjetër dhe kjo shitet si sukses. Ndërkohë që koka e gjithçkaje e shet këtë si sukses të reformës në drejtësi duke thënë se të gjithë duhet të shkojnë në burg, ndërsa unë jo", tha Meta.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI