Kreu i qeverisë, Edi Rama njoftoi se në vjeshtë do të mbahet një tjetër Kongres i cili do të jetë në një formë llogaridhënës për ato ç’ka u thanë Kongresin e sotëm si dhe për performancën e drejtuesve të qarqeve, kryetarëve të bashkisë. Rama tha se do të ndërtojnë një mekanizëm për t'i marrë mendimin anëtarësisë për punën e deputetëve, kryetarëve të degëve. Kryeministri i vendit tha se nuk duhet të presim që një kryetari bashkie apo institucioni t’i dalë boja në momentin e fundit, përkundrazi të gjithë duhet të shprehin pakënaqësitë me ta në kohën e duhur.
"Në vjeshtë Kongres t'i përkushtohet llogaridhënies lidhur me ç'ka thamë sot dhe lidhur me një periudhë që do jeta sa sfiduese por edhe provë për të gjithë. Propozoj të nisim punën, me zgjedhjen e kryetarëve të bashkisë. Duhet të ndërtojmë një mekanizëm të marrjes së opinion të gjithë anëtarësisë së partisë për institucionet vendore dhe qendrore në territor, marrje mendimi me shkrim. E gjithë partia do të ftohet që të japë opinion e vet me një fletë sekrete për performancën e bashkive dhe të gjitha institucionet e pushtetit qendror atje. Partia duhet të jetë syri që ndjek në emër të të gjithë zgjedhësve realizon e programit dhe raportin me zgjedhësit, të të zgjedhurve dhe të përfaqësuesve të pushtetit. Ne duhet ta kthejmë në rregull, nuk mundet dot që të zgjedhurit dhe për e pushteti të jenë të mbrojtur nga një gardh bashkëpunëtorësh të afërt .Përderisa këshillat bashkiak nuk e luajnë rolin e tyre, janë të konfomuar komplet atje, dhe nga an tjetër përderisa shumë drejtorë të kësaj maxhorancë dhe për institucionesh nuk e luajnë rolin e tyre, por janë në rrethin e pushtetit ët vogël dhe na ndajnë ne nga pjesa e njerëzve, ne duhet të lidhemi direkt me ta. Anëtarësia duhet të ketë mundësinë që të shprehet, pastaj vijmë në kongres dhe diskutojmë rezultat e shprehjes së anëtarësisë, mos të them që të shtrihet përtej anëtarësisë, por për momentin ta nisim me ta, për ta pyetur sa i kënaqur është nga kryetari i bashkisë.", tha Rama.