Flash

'Përplasje' mes Manjës dhe Çuçit/ Ministri i Brendshëm: Kur dëgjoj Ulsin më duket si anëtar i Rithemelimit

Lapsi.al 9 April 2022
'Përplasje' mes Manjës dhe Çuçit/ Ministri i

Nga foltorja e Kongresit të Partisë Demokratike. Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka thumbuar ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja, lidhur me situatën aktuale të partisë me strukturat në terren. Gjatë fjalës së tij, Manja tha se partia ka rënë në gjumë në terren dhe gjithçka e pret nga Edi Rama. Më pas Çuçi u shpreh se me këtë fjali Manja iu duk si anëtar i “Rithemelimit”.

Sipas Çuçit ndonëse në Dibër strukturat e PS thuajse nuk janë ekzistente, sipas tij në qytete të tjera situata është ndryshe. Si shembull, ai solli Beratin ku u shpreh se strukturat në këtë qytete funksionojnë më së miri.

“Duke dëgjuar Ulsiun dukej sikur po dëgjoje një anëtar të Rithemelimit. Dhe Partia nuk ekziston fare. Në fakt edhe ka të drejtë edhe nuk ka të drejtë.  Të them të drejtën po të vë syzet e Ulsiut që i mora në Dibër, është realitet me tonin që e përshkroi këtu. Partia atje në Dibër thuajse nuk ekziston fare. Por nuk është kështu në të gjithë vendin. Se në Berat është model i kundër me Dibrën.” tha Çuçi.

 

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI