Flash

Arsyeja përse Hailey Bieber hoqi dorë nga modelingu

Lapsi.al 9 April 2022
Arsyeja përse Hailey Bieber hoqi dorë nga modelingu

Hailey Bieber së fundmi tregoi arsyen e vendimit të saj për t'u larguar nga modelingu.

Duke diskutuar rrugëtimin e saj në botën e modës, modelja detajoi një nga përvojat që e bëri atë të hiqte dorë nga pasarelat. Hailey, e cila do të shfaqet në kopertinën e majit të revistës Allure, foli në mënyrë të sinqertë për vendimin e saj për t'u tërhequr nga disa aspekte të industrisë.

"Kam pasur një përvojë vërtet të keqe me një drejtor kasting që ishte shumë i rëndësishëm."

Gjatë gjithë karrierës së saj, ajo ka sfiluar për shtëpitë luksoze të modës anembanë globit, duke përfshirë Versace, Off-White dhe Dolce & Gabbana.

"Ai i tha diçka agjentit tim që thjesht ma tronditi besimin kur bëhej fjalë për pasarelën. Nuk dua të ndihem keq për veten time në këtë hapësirë, sepse ndihem shumë mirë për punën tjetër që bëj. Pra, pse ta vendos veten në një pozicion që ndihem e vogël?"

Ndërsa detajoi përvojat e saj, ajo gjithashtu pranoi se ndjeu një sukses të madh kur filloi të sfilonte për herë të parë.

Bieber u angazhua për të gjetur një ekuilibër midis karrierës së saj të modelingut dhe jetës si sipërmarrëse, pasi së fundmi lançoi linjën e saj të kujdesit të lëkurës Rhode, frymëzuar nga nëna dhe gjyshja e saj.

Të këshilluara

Dafina dhe Dj Geek drejt martesës?

Dafina Zeqiri është një nga këngëtaret më me zë në Shqipëri. Edhe pse ka vite në tregun tonë muzikor, ajo vazhdon të jetë në kulmin e karrierës. Hitet e njëpasn...

12:08

Will Smith larg çmimeve Oscar për 10 vite

Will Smith nuk do të lejohet të marrë pjesë në çmimet Oscars për 10 vitet e ardhshme, për shkak të goditjes me shuplakë komedianit Chris Rock në skenë gjatë cer...

11:12

Chris Brown baba për të tretën herë

Chris Brown ka njoftuar në rrjetet e tij sociale se është bërë baba për herë të tretë. Të premten në mëngjes, artisti 32-vjeçar konfirmoi se ai dhe modelja D...

11:09

Rikthehet Pink Floyd pas 28-vitesh mungesë

Një lajm shumë emocionues ka ardhur nga anëtarët e grupit legjendar Pink Floyd, të cilët janë rikthyer për herë të parë në tregun muzikor që nga viti 1994. Kësa...

18:17

Cila ngjyrë pushtoi tapetet e kuq këtë vit

Çdo vit, sezoni i çmimeve sjell edhe shpalosjen e stilit të të famshmëve. 2022, duke qenë viti i parë që shfaqjet e çmimeve rikthehen në normalitet, të gjithë m...

15:45

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI