Flash

Ukraina një hap më pranë BE, Von Der Leyen i dorëzon pyetësorin Zelensky

Lapsi.al 8 April 2022
Ukraina një hap më pranë BE, Von Der Leyen i dorëzon

Bashkimi Europian i ka ofruar mundësi Ukrainës për një proces të përshpejtuar të integrimit europian.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen i ka dorëzuar Volodymyr Zelensky-t, një pyetësor e cila do ta çojë Ukrainën një hap përpara për të marrë statusin e kandidatit në BE.

Në një konferencë për mediat, Leyen tha se BE do të mbështesë Ukrainën për të siguruar që integrimi i saj në union të realizohet brenda disa javëve, dhe jo për disa vite.

“Rusia do të pësojë kolaps ekonomik, financiar dhe teknologjik, ndërsa Ukraina po marshon drejt së ardhmes evropiane, kjo është ajo që unë shoh”, tha ajo.

Duke marrë pyetësorin në një zarf, Zelensky siguroi gazetarët se do të ishte gati brenda një jave.

Josep Borrell, shefi i politikës së jashtme të BE-së, shtoi se më shumë se 7 milionë euro ishin ndarë për të mbështetur Ukrainën në mbledhjen dhe paraqitjen e provave të krimeve të luftës në Gjykatën Penale Ndërkombëtare.

Borrell përmendi gjithashtu se delegatët e BE do të kthehen së shpejti në kryeqytet dhe ai beson se ambasadat do të ndjekin shembullin.

Të këshilluara

Hakmarrja/ Rusia dëbon 45 diplomatë polakë

Ministria e Jashtme ruse tha se do të dëbojë 45 diplomatë polakë nga Rusia të premten, pasi Polonia dëboi 45 diplomatë rusë. “Si përgjigje ndaj veprimeve jom...

19:29

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI