Flash

Kapet me 5 emigrantë të paligjshëm në makinë, arrestohet 41-vjeçarja

Lapsi.al 8 April 2022
Kapet me 5 emigrantë të paligjshëm në makinë,

Rastet e tentativave për të nxjerrë jashtë vendit emigrantë të paligjshëm në këmbim të parave sa vijnë e shtohen. Këtë të premte, një 41 vjeçare është vënë në prangat e policisë së Gjirokastrës pasi është kapur me 5 emigrantë në makinë. Nga policia mësohet se është arrestuar Eralda Shkurta, e cila i kishte marrë emigrantët në Sarandë dhe me mjetin e saj tip 'Honda', po i çonte drejt Tiranës.

"Në aksin nacional Tepelenë – Krahës, në vendin e quajtur “Majkosh”, shtetasja E. Sh. u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke transportuar me automjetin e saj tip “Honda”, nga Saranda për në Tiranë, 5 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit’, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI