Flash

U arrestua për aferën e Inceneratorëve/Koka-gjykatës: Hiqni sekuestron e kantinës së verës

Lapsi.al 8 April 2022
U arrestua për aferën e Inceneratorëve/Koka-gjykatës: Hiqni

Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, i arrestuar nga SPAK pasi ka rezultuar i përfshirë në aferën e inceneratorëve, ka bërë një kërkesë ndaj Gjykatës së Lartë për heqjen e sekuestros së kantinës së verës, ku rezulton të jetë pronar me 88.19% të aksioneve. Sekuestro e kantinës në pronësi të Lefter Kokës u vendos gjatë hetimeve për Inceneratorin e Elbasanit. Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi ndaj Kokës “arrest me burg”, ndërsa ish-ministri bëri rekurs në Gjykatë e Lartë për ndryshim mase sigurie, kërkesë e cila nuk u pranua.

Në dhjetor të vitit të kaluar SPAK urdhëroi prangosjen ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka për dosjen e shumëpërfolur, atë të inceneratorit në Elbasan. Mbi Kokën rëndojnë akuzat për veprat penale:“Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI