Flash

Rikthehet Pink Floyd pas 28-vitesh mungesë

Lapsi.al 8 April 2022
Rikthehet Pink Floyd pas 28-vitesh mungesë

Një lajm shumë emocionues ka ardhur nga anëtarët e grupit legjendar Pink Floyd, të cilët janë rikthyer për herë të parë në tregun muzikor që nga viti 1994. Kësaj here me një qëllim të qartë dhe human: Ata kanë regjistruar një këngë në mbështetje të popullit të Ukrainës.

Të ardhurat nga kënga ‘Hey Hey Rise Up’ do të shkojnë për Ndihmën Humanitare të Ukrainës dhe ky gjest është duartrokitur në mbarë botën.

Teksa fliste për këngën e tyre të re në një deklaratë, David Gilmour tha:

“Shpresoj se do të ketë mbështetje dhe publicitet të gjerë. Ne duam të mbledhim fonde për bamirësi humanitare dhe të rrisim moralin. Ne duam të shprehim mbështetjen tonë për Ukrainën dhe në këtë mënyrë të tregojmë se shumica e botës mendon se është krejtësisht e gabuar që një superfuqi të pushtojë vendin e pavarur demokratik që është bërë Ukraina”.

Këngëtari, i cili vjen nga një familje ukrainase, shtoi:

“Ne, si shumë të tjerë, kemi ndjerë tërbimin dhe zhgënjimin e këtij akti të poshtër të pushtimit të një vendi demokratik të pavarur dhe paqësor dhe që populli i tij të vritet nga një nga më të mëdhenjtë në botë.”

Të këshilluara

Cila ngjyrë pushtoi tapetet e kuq këtë vit

Çdo vit, sezoni i çmimeve sjell edhe shpalosjen e stilit të të famshmëve. 2022, duke qenë viti i parë që shfaqjet e çmimeve rikthehen në normalitet, të gjithë m...

15:45

Rikthehet pas 30 vitesh 'Pink Floyd'

Grupi i njohur Pink Floyd është rikthyer pas 30 vitesh për të mbledhur para për popullin e Ukrainës. Grupi do të publikojë një këngë të re të titulluar "Hey ...

11:10

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI